Si të shpëtoni nga era e keqe e këmbëve

Nuk ka shqetësim më të madh nëse këmbët tona vijnë erë, pasi na bezdisin jo vetëm ne por dhe të tjerët që janë rreth nesh. Shpesh ekspertët kanë shpjeguar se kjo erë shkaktohet nga djersa, kombinimi i baktereve, kërpudhave dhe mykut. Një arsye që shkaktojnë erë të keqe në këmbë  janë këpucët, sidomos kur ato […]

Si të shpëtoni nga era e keqe e këmbëve

Nuk ka shqetësim më të madh nëse këmbët tona vijnë erë, pasi na bezdisin jo vetëm ne por dhe të tjerët që janë rreth nesh.

Shpesh ekspertët kanë shpjeguar se kjo erë shkaktohet nga djersa, kombinimi i baktereve, kërpudhave dhe mykut.

Një arsye që shkaktojnë erë të keqe në këmbë  janë këpucët, sidomos kur ato vishen pa çorape.

Duhet mbajtur parasysh se nuk duhen përdorur këpucë shumë të ngushta pas këmbës, pasi përndryshe krijojmë kushtet për krijimin e bakterit Brevibacterium.

Të qëndruarit në kohë të gjatë në këpucë përgjatë ditës krijon bakterin Propionibacterium. Lëkura ushqehet nga djersa dhe arrin të krijojë këtë bakter që ndikon në aromën e këmbës.

E rëndësishme që këpucët të vishen me çorape pasi pengojnë depërtimin e djersës në copën e këpucës. Gjithashtu nuk duhen veshur të njëjta çorape çdo ditë.

Infeksionet janë shpesh herë të pranishme në këmbë, të cilat krijohen për shkak të pranisë së kërpudhave në lëkurë. Kështu këmbët vijnë erë të rëndë.

Disa nga shenja që mund të keni infeksion në këmbë janë:

Thonjtë e verdhë

Flluska

Lëkurë e thatë, e ashpër dhe/ose e rrjepur

Kruarje

Skuqje

Njolla të kuqe apo të bardha

Në praninë e kërpudhave duhet t’i drejtoheni dermatologut për trajtim pasi ato përkeqësohen dhe janë ngjitëse.

Stresi është një ndikues i madh në shëndetin e lëkurës së këmbeve, pasi rrit sekretimin e djersës duke shkaktuar lagështi. Lagështia është kushti perfekt për zhvillimin e mikrobeve në lëkurë, sidomos kur ajo është e izoluar përgjatë gjithë ditës nga këpucët.

Këshilla për të parandaluar erën e keqe të këmbëve:

Marketing

Lani këmbët çdo ditë

Thajini plotësisht ato e mos vishni çorape/këpucë nëse i keni këmbët e lagura

Mund të vendosni këmbët në çaj të zi, pasi parandalon në djersitjen e këmbëve

Këpucët duhen larë pas çdo përdorimi

Marketing