Ambasadori amerikan Hovenier do të ngjitet në skenë me Filarmoninë e Kosovës
Filarmonia e Kosovës është në përgatitjet finale të koncertit përmbyllës të sezonit 2023/2024, të quajtur “Koncert për Paqe”, përcjell albinfo.ch. Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, teksa do të jetë përkujtim për dy përvjetorë të rëndësishëm: 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe 248-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Madje […] The post Ambasadori amerikan Hovenier do të ngjitet në skenë me Filarmoninë e Kosovës appeared first on Albinfo.
![Ambasadori amerikan Hovenier do të ngjitet në skenë me Filarmoninë e Kosovës](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2024/07/123123123123-280x280.jpg)
Filarmonia e Kosovës është në përgatitjet finale të koncertit përmbyllës të sezonit 2023/2024, të quajtur “Koncert për Paqe”, përcjell albinfo.ch.
Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, teksa do të jetë përkujtim për dy përvjetorë të rëndësishëm: 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe 248-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Madje e veçanta e kësaj mbrëmje muzikore do të jetë edhe prezenca e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, bashkë me Korin e Filarmonisë së Kosovës.
“Jemi të nderuar që në mesin tonë, bashkë me 200 muzikantë, në skenë do të ngjitet edhe Ambasadori Amerikan në Kosovë, Shkëlqesia e tij, Jeffrey M. Hovenier”, ka njoftuar Filarmonia e Kosovës.
Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Baki Jashari, ndërsa në rolin e solistëve do të prezantohen Adelina Paloja (soprano), Liridon Sadriu (tenor) dhe Safet Berisha (bariton).
The post Ambasadori amerikan Hovenier do të ngjitet në skenë me Filarmoninë e Kosovës appeared first on Albinfo.