Kurti uron SHBA-në në 248-vjetorin e Pavarësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nder të shënimit të 248-vjetorit të Pavarësisë së këtij shteti, përcjell albinfo.ch. Kurti, përmes një postimi në platformën “X”, ka kujtuar Thomas Jefferson – autorin kryesor i Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së, i cili më vonë shërbeu si Presidenti i tretë i […] The post Kurti uron SHBA-në në 248-vjetorin e Pavarësisë appeared first on Albinfo.
![Kurti uron SHBA-në në 248-vjetorin e Pavarësisë](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2023/06/albin-kurti-i-280x280.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nder të shënimit të 248-vjetorit të Pavarësisë së këtij shteti, përcjell albinfo.ch.
Kurti, përmes një postimi në platformën “X”, ka kujtuar Thomas Jefferson – autorin kryesor i Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së, i cili më vonë shërbeu si Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara nga 1801 deri në 1809.
“Më 24 qershor 1826, Thomas Jefferson shprehu një dëshirë vdekjeprurëse: që Deklarata e Pavarësisë do të frymëzonte pjesën tjetër të botës të “shpërthejë zinxhirët” dhe “të marrë bekimet dhe sigurinë e vetëqeverisjes”. Jefferson ndërroi jetë vetëm dhjetë ditë më vonë, më 4 korrik – ditëlindja e 50-të e vetë kombit që ai ndihmoi të themelohej”, ka shkruar Kurti.
“Gati 200 vjet pas vdekjes së Jeffersonit, ne jemi ende duke punuar pa u lodhur për të përmbushur dëshirën e tij të fundit. Nga kabinat e votimit anembanë botës, te fushat e betejës patriotike të Ukrainës trime, le të vazhdojmë të gjithë të bëjmë pjesën tonë në këtë luftë të pafundme—për të mbajtur gjallë Shpirtin e ’76-ës, për veten dhe për brezat që do të vijnë. Gëzuar katër korrikun!”, ka shkruar ai.
The post Kurti uron SHBA-në në 248-vjetorin e Pavarësisë appeared first on Albinfo.