Transportuesit privatë sot dhe nesër punojnë deri në orën 10 të mëngjesit, Qyteti i Shkupit: Nuk iu kemi borxh

Disa nga transportuesit privatë në transportin publik të qytetit në Shkup pohojnë se Ndërmarrja për Transport Publik (NTP) u ka borxh, gjegjësisht nga janari e tutje kanë marrë vetëm një pjesë të mjeteve që u kanë borxh. Prandaj, sot dhe nesër do të qarkullojnë vetëm deri në orën 10 të mëngjesit dhe më pas do […]

Transportuesit privatë sot dhe nesër punojnë deri në orën 10 të mëngjesit, Qyteti i Shkupit: Nuk iu kemi borxh

Disa nga transportuesit privatë në transportin publik të qytetit në Shkup pohojnë se Ndërmarrja për Transport Publik (NTP) u ka borxh, gjegjësisht nga janari e tutje kanë marrë vetëm një pjesë të mjeteve që u kanë borxh. Prandaj, sot dhe nesër do të qarkullojnë vetëm deri në orën 10 të mëngjesit dhe më pas do të vendosin se çfarë do të bëjnë më tej, transmeton Portalb.mk.

Sot, përmes deklaratave në media, kryetarja e Shkupit, nën autoritetin e së cilës është NTP Shkup, thekson se nuk është e vërtetë se ajo u ka borxh kompanive private.

“Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe as Qyteti i Shkupit nuk kanë borxhe ndaj transportuesve privatë”, kanë thënë nga Qyteti i Shkupit, transmeton portali “Skopje1”.

Disa prej tyre kanë pasur takim me drejtorin e NTP Shkup, i cili tani është shkarkuar dhe i cili u ka premtuar se do t’u shlyhen gradualisht detyrimet e prapambetura, si dhe se deri në shtator do ta shlyejë plotësisht borxhin. Për momentin nuk kanë asnjë njoftim se çfarë do të ndodhë pas shkarkimit të tij.

“Deri të premten do të vozisim vetëm deri në 10 të mëngjesit dhe pastaj do të vendosim se çfarë të bëjmë”, thotë Oliver Petrushevski.

Që nga ardhja e kryetares së Shkupit, Danela Arsovska, transporti publik në qytet është në gjendje të palakmueshme. Është duke emëruar vazhdimisht drejtorë të rinj dhe konflikti me kompanitë private vazhdon prej vitesh.

Transportuesit privatë pushuan së qeni pjesë e transportit publik të qytetit në nëntor të vitit 2022 për shkak të borxheve që kërkuan t’i paguante Qyteti i Shkupit. Në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit, më shumë se 300 autobusë të parkuar në udhëkryqet kryesore bllokuan kryeqytetin.

Kryetarja Danella Arsovska mohoi se qyteti ka borxh ndaj kompanive private, ndërsa vitin e kaluar tha se është e sigurt se Qyteti i Shkupit mund të funksionojë pa autobusë privatë.

Pasi Arsovska i ndërpreu kontratat me dy shoqatat “Sloboda vravoz” dhe “Makekspres” nën ombrellën e së cilës lëviznin transportuesit privatë, u shpallën njoftime të reja për transport publik me autobus në të cilin mund të aplikojnë transportuesit privatë.

Në fund të majit të vitit të kaluar, NTP “Shkup” njoftoi se transportuesit privatë po kthehen në rrugë.

LEXO: Autobusët privatë në Shkup nga e premtja nuk do të lëvizin, pasi Arsovska nuk i ka paguar që nga janari