Çmimet e larta të specave, edhe sivjet më pak ajvar

Sipas dibranëve, pothuajse është përgjysmuar numri i familjeve që përgatisin ajvarin në shtëpitë e tyre. Shadie M., një 56-vjeçare nga Dibra, thotë se ka vizituar tregun e gjelbër në Dibër The post Çmimet e larta të specave, edhe sivjet më pak ajvar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Çmimet e larta të specave, edhe sivjet më pak ajvar

Sipas dibranëve, pothuajse është përgjysmuar numri i familjeve që përgatisin ajvarin në shtëpitë e tyre. Shadie M., një 56-vjeçare nga Dibra, thotë se ka vizituar tregun e gjelbër në Dibër dhe ka vendosur që këtë vit, ajvarin ta blejë në marketet e qytetit pasi çmimet e specave të kuq janë të lartë

Dibranët tradicionalisht një vëmendje të veçantë i kushtojnë përgatitjes të turshive dhe ajvarit. Kështu është çdo fillim vjeshte, por sivjet – njëjtë sikurse vitin e kaluar, për shkak të çmimeve të larta të specave, ndjehet një ulje e interesit për të përgatitur ajvarin në kushte shtëpiake. Ajvari për të cilin ka një interes të madh tek familjet dibrane, përgatitet me shumë dëshirë meqë ai përdoret në sasi të mëdha. Ulja e interesit për të përgatitur ajvarin me speca të pjekura, sipas një receti të vjetër dibran, ka të bëj me çmimet të larta të specave të kuq, të cilët në tregje arrijnë çmim prej 60 deri në 70 denarë për kilogram. Sipas dibranëve, pothuajse është përgjysmuar numri i familjeve që përgatisin ajvarin në shtëpitë e tyre. Shadie M., një 56-vjeçare nga Dibra, thotë se ka vizituar tregun e gjelbër në Dibër dhe ka vendosur që këtë vit, ajvarin ta blejë në marketet e qytetit pasi çmimet e specave të kuq janë të lartë.

“60 denarë për një kilogram speca është shumë shtrenjtë për familjen tonë. Për ta përgatitur, nevojitet vaj dhe aktivitete të tjera. Është shumë më lirë në shitore, edhe pse nuk e ka shijen, respektivisht aromën e ajvarit që përgatitet në shtëpi. Në Dibër, tradicionalisht ajvari përgatitet me shumë interes dhe kënaqësi, por standardi ka ndryshuar dhe normalisht çmimet diktojnë përgatitjen e ajvarit, por edhe të turshive të tjera”, thotë ajo për gazetën KOHA dhe shton se dëshira për të përgatitur varet nga mundësitë.

Në tregun e qytetit takuam edhe Barie A., e cila blinte speca të kuq. “Specat qenkan shumë shtrenjtë, por pa ajvar shtëpie nuk mund edhe të rrimë. Viteve të kaluara kam ble edhe nga 80 kilogram speca për të përgatitur ajvarin, por sivjet dot blejmë vetëm 40 kilogram, për shkak të çmimit të lartë. Qëllimi jonë është të përgatisim pak ajvar meqë te ne në familje atë e duan”, thotë Baria.

Qytetarët duke u ankuar në çmimet të larta, qartë tregojnë se aroma e ajvarit do të ndjehet më rrallë në shtëpitë e tyre. Biseduam edhe me tregtarët që janë nga Pollogu, por edhe nga Strumica dhe Gjevgjelia, por edhe nga disa tregtar dibran, të cilët specat i sjellin nga Shqipëria. Ata thonë se bujqit dukshëm i kanë shtrenjtuar çmimet e specave, por edhe prodhimet e tjera bujqësore. Janë të vetëdijshëm se çmimet janë të larta dhe tregojnë haptazi se dukshëm ka ra interesimi për blerjen e specave për të përgatitur ajvarin.

Kur jemi tek ajvari, këtë vit ka amvise dibrane që kanë filluar në mënyrë të organizuar të përgatisin ajvarin dhe ta shesin atë. Arfije T. na thotë se së bashku me tre fqinjët e saja, kanë vendosur të përgatisin ajvar, të cilin pastaj e shesin. Thonë se ka interes sidomos nga çiftet e reja, të cilët janë në punë shteti apo në kompani private dhe që nuk kanë kohë të përgatisin ajvarin dhe turshi tjera. “Ata nuk kanë kohë për të përgatitur ajvarin dhe turshitë dhe kërkuan që ne t’ua përgatisim ajvarin”, tregon Arifja 57-vjeçare. Siç duket, dibranët në tryezat e tyre do ta kenë ajvarin edhe këtë dimër, por në sasi më të pakta. (koha.mk)

The post Çmimet e larta të specave, edhe sivjet më pak ajvar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .