Rebalanci i buxhetit, fillon shqyrtimi i amendamenteve

Shqyrtimi i amendamenteve për ribalancin e buxhetit në komisionin amë filloi me amendamentin që ndërlidhet me pagat. Opozita kërkon nga pushteti aktual që ta vazhdojë trendin e rritjes së pagave The post Rebalanci i buxhetit, fillon shqyrtimi i amendamenteve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Rebalanci i buxhetit, fillon shqyrtimi i amendamenteve

Shqyrtimi i amendamenteve për ribalancin e buxhetit në komisionin amë filloi me amendamentin që ndërlidhet me pagat. Opozita kërkon nga pushteti aktual që ta vazhdojë trendin e rritjes së pagave në bazë të marrëveshjeve kolektive. Për VMRO-DPMNE-në amendamentet e propozuara nga opozita janë joserioze, duke i ditur kushtet financiare që kanë trashëguar nga pushteti i kaluar.

“Për shkak se marrëveshja kolektive është mbi ligjin, jeni të detyruar t’ua mundësoni punëtorëve përfitimet të cilat i kanë fituar falë marrëveshjeve kolektive dhe zgjidhjeve sistematike që u miratuan në periudhën e kaluar, që nënkuptojnë përparimin e të drejtave të punëtorëve dhe këtë e kërkojnë edhe sindikatat të cilat kërkojnë paga më të mëdha.”, – deklaroi Jovana Trençevska nga LSDM.

“Ajo që është aktuale është se ky është ribalanci i buxhetit, ndërsa, e dini çka është e mira, se për disa javë do të fillojmë debatin për vitin 2025. Ne duhet të lëvizim në hapësirën që na është lënë në dispozicion, ndërkaq gjendjen në buxhet të gjithë e dinë. Që të rriten pagat duhet të formohen kushtet, të përmirësohen ekonomia! Si? Kemi plan! E dyta, nëse doni ta dini, të mos vidhet.”, – theksoi Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Me ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit për vitin 2024 janë siguruar mjete për paga në harmonizim me marrëveshjet kolektive dhe detyrimet ligjore, sigurojnë nga Ministria e Financave, por i quajnë obligime që nuk janë kalkuluar mirë.

“Detyra e Ministrisë së Financave ishte që deri në fund të vitit të sigurohen mjete financiare për të gjithë shfrytëzuesit buxhetor, duke përfshirë edhe obligimet e ndërmarra që i keni planifikuar, por nuk i keni përfshirë në buxhetin për vitin 2024. Me këtë ribalancë këtë e përmirësojmë dhe të gjitha obligimet e ndërmarra në raport me marrëveshjet kolektive, ne do t’i plotësojmë.”, – u shpreh zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski.

LSDM-ja me lëvdata se gjatë qeverisjes së tyre kanë rritur jetën cilësore, ndërkaq deputetët e VMRO-së akuzojnë se nuk kanë lënë para në buxhet që mundëson rritjen e pagave.

“Deri në vitin 2016 duheshin 4 paga minimale për një shportë konsumi, ndërsa sot duhen 2.5 paga minimale, pra tregon rritje drastike të jetës cilësore.”, – deklaroi Dimitar Kovaçevski nga LSDM.

“70%-shi i buxhetit është shpenzuar dhe tani thonë se me këtë amendament mundësohet rritja e pagave në raport të rregullores dhe marrëveshjeve të nënshkruara kolektive.”, – theksoi Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE.

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së planifikon që ribalancin për vitin 2024 ta miratojë në javën e dytë të gushtit me çka do të fillojë konsolidimi i situatave të ashpërsuara. Gjithsej komisioni për financim dhe buxhet duhet t’i shqyrtojë 58 amendamente të dorëzuara që lidhen me ribalancin e buxhetit.

The post Rebalanci i buxhetit, fillon shqyrtimi i amendamenteve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .