Në Maqedoninë e Veriut është rritur përdorimi i kredive të gjelbra

“Kreditë e gjelbra” kanë shënuar rritje për 26 përqind në Maqedoninë e Veriut, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa në krahasim me vitin 2019 ka rritje gati trefishe, transmeton Portalb.mk. “Banka Popullore publikoi të dhënat për “kreditë e gjelbra” për tremujorin e parë të vitit 2024, ku vërehet një rritje vjetore prej 26,37%. Krahasuar me fundin e […]

Në Maqedoninë e Veriut është rritur përdorimi i kredive të gjelbra
Kartelë bankare, bankë, para

“Kreditë e gjelbra” kanë shënuar rritje për 26 përqind në Maqedoninë e Veriut, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa në krahasim me vitin 2019 ka rritje gati trefishe, transmeton Portalb.mk.

“Banka Popullore publikoi të dhënat për “kreditë e gjelbra” për tremujorin e parë të vitit 2024, ku vërehet një rritje vjetore prej 26,37%. Krahasuar me fundin e vitit 2019, kur filloi mbledhja dhe publikimi i këtyre të dhënave, “kreditë e gjelbra” janë rritur për 2,8 herë”, raportoi Banka Popullore.

Banka raportoi që në tremujorin e parë të vitit 2024 janë miratuar kredi 18,771 milionë denarë kredi të gjelbra, ndërsa për amvisëritë 1,089 milionë denarë.

“ Kreditë e gjelbra janë kredi të destinuara për projekte që mbështesin qëllime të qëndrueshme, mjedisore ose qëllime që kontribuojnë në tranzicionin e gjelbër në shoqëri, siç është zhvillimi i teknologjisë së re mjedisore”, raportoi Banka.

Në vitin 2019, rreth 2.2 përqind e gjithë kredive bënin pjesë te kreditë e gjelbra, ndërsa në vitin 2024 është 4.5 përqind.