Anulohet kapari, më pak burokraci për subvencionet

Gjithashtu paralajmërohet edhe heqja e pagesës paraprake apo kaparit të subvencioneve. Aktualisht, modeli i deritanishëm nënkupton pagesën avans me 30 për qind. “Paradhënie për vitin aktual paguhet vetëm në vendin The post Anulohet kapari, më pak burokraci për subvencionet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Anulohet kapari, më pak burokraci për subvencionet

Gjithashtu paralajmërohet edhe heqja e pagesës paraprake apo kaparit të subvencioneve. Aktualisht, modeli i deritanishëm nënkupton pagesën avans me 30 për qind. “Paradhënie për vitin aktual paguhet vetëm në vendin tonë, ndërsa në asnjë vend të botës nuk ekziston kjo praktikë”, sqaron dikasteri i Bujqësisë

Ministria e Bujqësisë po shqyrton ndryshimet në sistemin e subvencioneve për vitin e ardhshëm. Në muajin dhjetor planifikohet të anulohet regjistrimi shtesë, ndërsa pagesa e plotë e parave për vitin 2024 do të duhet të përfundojë në muajt e parë të 2025-ës. Risi do të ketë edhe në subvencionimit të naftës së gjelbërt për fermerët me qëllim të efikasitetit më të madhe të masës, ndërsa ndryshimet do të bëhen të ditura së shpejti. Gjithashtu paralajmërohet edhe heqja e pagesës paraprake apo kaparit (avansit) të subvencioneve. Aktualisht, modeli i deritanishëm nënkupton pagesën avans me 30 për qind, shkruan gazeta KOHA. “Paradhënie për vitin aktual paguhet vetëm në vendin tonë, ndërsa në asnjë vend të botës nuk ekziston kjo praktikë”, sqaron dikasteri i Bujqësisë. Për më tepër, kur kemi parasysh se plasmani është problem i madh për fermerët, ndërsa pagesa e 70 për qind të subvencioneve ndërlidhet me prodhimin e dorëzuar tek tregtarët apo kapacitetet prodhuese, del se një pjesë e konsiderueshme e bujqve as nuk mund të vijnë deri tek këto subvencione.

Në këtë mënyrë, ankohen bujqit, krijohet burokracia, dhe me regjistrimin shtesë në dhjetor përsëritet e njëjta procedurë dhe shkresa, prandaj më shumë se 9000 fermerë nuk kanë mundur të përdorin subvencionet në vitet e fundit.

“Do të mundohemi ta zvogëlojmë burokracinë që subvencionet të kenë efekt, sepse është barrë e madhe për fermerët të humbin më shumë kohë në burokraci sesa t’i përkushtohen prodhimit. Do të ketë edhe subvencione të rritura dhe pagesë me kohë e tyre”, siguron ministri Cvetan Tripunovski. Sipas tij, po ashtu po punohet në rritjen e kontrollit, pra që subvencionet të përfundojnë tek fermerët e vërtetë. Modeli i ri do të nënkuptojë sigurisht edhe fokusimin ndaj produkteve strategjike që janë të rëndësishme për ne si vend, në mënyrë që të ruajmë prodhimin dhe sigurisht ta rrisim atë, sepse po bëhemi një vend seriozisht i varur nga importi, shton Tripunovski.

Dy vite më parë, gjatë vendosjes së modelit të ri u theksua se me rishpërndarjen e mjeteve, synohej që pjesa më e madhe e subvencioneve të shkojë për sasitë e prodhuara. Me fjalë të tjera, me modelin e fundit të propozuar, synimi ishte që të gjithë fermerët të mund të marrin subvencionim bazë për ruajtjen e tokës në gjendje të punueshme. Ata fermerë që prodhojnë kultura ose produkte të rëndësishme, pra kultivojnë tokën, arrijnë rendiment dhe shitje, do të marrë një subvencion shtesë. Nga partia – atëherë opozitare VMRO-DPMNE, pretenduan se me modelin e ri do të shkurtohen një pjesë e subvencioneve për bujqit, ndërsa shtuan se përparësi do të kenë kompanitë e mëdha bujqësore.

Nga Ministria e Bujqësisë, në vitin 2022, kur e miratoi modelin e ri të subvencionit, theksuan se kjo duhet të sigurojë një pagesë më të shpejtë për fermerët, të cilët duhet të kenë para me kohë për të filluar prodhimtarinë e re apo të mbjellat. Baza e këtij modeli ishte parapagesa subvencioneve, pra 30 për qind e totalit të subvencioneve fermerët i merrnin para se të përfundojnë kontrollet administrative në Agjencinë e Pagesave. Apo, me vetë regjistrimin – do të merrnin 30 për qind subvencione për të filluar prodhimin. Pjesën tjetër e merrnin kur dëshmonin se e kanë dorëzuar rendimentin. Thënë ndryshe, lidhej subvencioni bazë me tokën e punueshme, ndërsa ato shtesë lidhen me dëshminë se janë prodhuar kultura bujqësore që u janë dorëzuar blerësve, tregtarëve ose përpunuesve të regjistruar.

Kjo nënkupton se nuk mund të merren subvencione për vreshtat dhe pemishtet e braktisura, për të cilat fermerët nuk kujdesen ose që mirëmbahen vetëm për të marrë subvencione. Synohej edhe eliminimi i ekonomisë gri, me faktin se nuk do të ketë subvencione shtesë për prodhimet që do të kalojnë në tregun e zi, të paregjistruar, apo grumbullues të egër, tregtarë ose përpunues. (koha.mk)

The post Anulohet kapari, më pak burokraci për subvencionet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .