Mbi 100 zjarre si pasojë e mos pastrimit të oxhaqeve

Edhe përkundër shumë apeleve nga ana jonë që në kohë të bëhet pastrimi i oxhaqeve, megjithatë vazhdojnë të neglizhohen thirrjet dhe kjo pastaj ka pasoja, thekson Avni Ameti, komandant i The post Mbi 100 zjarre si pasojë e mos pastrimit të oxhaqeve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mbi 100 zjarre si pasojë e mos pastrimit të oxhaqeve

Edhe përkundër shumë apeleve nga ana jonë që në kohë të bëhet pastrimi i oxhaqeve, megjithatë vazhdojnë të neglizhohen thirrjet dhe kjo pastaj ka pasoja, thekson Avni Ameti, komandant i Njësisë së Zjarrfikësve në Tetovë

Rreth 100 zjarre janë regjistruar nëpër objekte banimi gjatë sezonit të ngrohjes së vitit të kaluar në Tetovës. Kjo, si pasojë e mos pastrimit të oxhaqeve. Kështu bëjnë të ditur nga Njësia e Zjarrfikësve në Tetovë. Edhe përkundër shumë apeleve nga ana jonë që në kohë të bëhet pastrimi i oxhaqeve, megjithatë vazhdojnë të neglizhohen thirrjet dhe kjo pastaj ka pasoja, thekson Avni Ameti, komandant i Njësisë së Zjarrfikësve në Tetovë.

“Sipas rregullores, pas përfundimit të sezonit të ngrohjes,  të pastrohet oxhaku dhe në fillim të sezonit, sepse në ndërkohë mund të zihen oxhaqet. Prandaj, kur qytetarët pa e pastruar oxhakun ndezin koftorët dhe vërejnë se është i zënë, por ndodh që të mos vërehet kjo situatë dhe të ndizet oxhaku e më pas edhe objekti i banimit. Po ashtu, krahas shtëpive, zjarre ka edhe në banesa kolektive. Apelojmë tek banorët që në kohë të bëjnë pastrimin e këtyre oxhaqeve, qoftë në shtëpi qoftë në banesa kolektive, sepse pastaj zjarret vështirë kontrollohen”, apeloi Ameti. Në ndërkohë, nga Policia e Tetovës thonë se ditët e fundit, veçanërisht në mëngjes dhe në mbrëmje vonë, në rajonin Tetovë-Gostivar kanë qenë të pranishme temperatura relativisht të ulëta, të cilat e kanë intensifikuar sezonin e ngrohjes, jo vetëm nëpër banesa, por edhe në objekte komerciale, publike dhe të tjera.

“Për shkak të kësaj, mundësitë për zjarre janë rritur ndjeshëm këto ditë, para së gjithash si pasojë e pakujdesisë njerëzore, instalimeve vjetruara elektrike dhe të rrënuara në ndërtesa, furrave me defekte dhe oxhaqeve të papastruar me kohë në shtëpi apo objekte banimi”, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Nga Policia e Tetovës sërish apelojnë tek qytetarët për vigjilencë maksimale, gjegjësisht të mos i lënë të ndezura aparatet ngrohëse kur nuk ndodhen për një kohë të gjatë në shtëpi apo ambiente të punës, e sidomos jo ngrohëset, kondicionerët apo shporet me dru. “Sepse, mjafton vetëm një shkëndijë e vogël për të ndezur një zjarr të madh me pasoja të rënda materiale dhe të tjera. Kjo vlen veçanërisht për ndërtesat e banimit, ku lokalizimi i zjarreve është shumë më i vështirë, për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme në shumë prej tyre dhe aksesit të vështirë në ndërtesa, kryesisht për shkak të ndërtimit apo arsyeve të tjera”, apelojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. (koha.mk)

The post Mbi 100 zjarre si pasojë e mos pastrimit të oxhaqeve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .