Të hënën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të mbahet seanca për rebalancin e buxhetit të shtetit

Kuvendi për të hënën e caktoi mbledhjen në të cilën, mes propozim ligjeve mes tjerash, do të debatojë edhe për ribalancin e Buxhetit. Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2024, në lexim të dytë, është pika e shtatë e rendit të ditës së mbledhjes, raporton MIA. Ribalanci e kaloi debatin e përgjithshëm […]

Të hënën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të mbahet seanca për rebalancin e buxhetit të shtetit
Hristian MIckoski, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Kuvendi për të hënën e caktoi mbledhjen në të cilën, mes propozim ligjeve mes tjerash, do të debatojë edhe për ribalancin e Buxhetit. Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2024, në lexim të dytë, është pika e shtatë e rendit të ditës së mbledhjes, raporton MIA.

Ribalanci e kaloi debatin e përgjithshëm dhe debatin e amandamenteve në Komisionin për Financim dhe Buxhet, pas çka Qeveria pardje, më 6 gusht e miratoi edhe ribalancin e plotësuar të Buxhetit me të cilin, siç bëri të ditur, sigurohen mjete plus – për paga edhe për furnizim të pajisjeve për më shumë institucione.

Në seancën parlamentare të së hënës janë gjithsej 34 pika. Para deputetëve janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, në procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim llogaria përfundimtare e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2023.

Në rend dite janë edhe shumë propozim ndryshime dhe plotësime të ligjeve nga sfera e kulturës, komunikacionit, planifikimit urbanistik, pyjeve, gjuetisë, sportit, të cilët duhet të miratohen me procedurë të shkurtër, si dhe Propozim plani hapësinor për Parkun Kombëtar Pelister 2016-2030. Kuvendi duhet t’i shqyrtojë edhe propozim -ligjet për shpalljen e Kanionit të Matkës dhe Liqenit të Ohrit si monumente natyre, si dhe Kënetës së Studençishtës Park Natyror

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 6 gusht i miratoi ndryshimet e rebalancit të Buxhetit të Maqedonisë së Veriut, pasi duke filluar prej 29 korrikut, gjashtë ditë u zhvillua debati për amendamentet e propozuara. Në këtë periudhë u shqyrtuan gjithsej 58 amendamenteve.

Më 25, 26 dhe 27 korrik, në Komisionin kuvendor për financa dhe buxhet u mbajt debati i përgjithshëm për rebalancin e buxhetit për vitin 2024. Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 17 korrik ka miratuar ndryshimet e propozuara në Buxhetin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.