Rrjetet sociale, arrestohet një pedofil nga Gostivari

Më datë 04.09.2024 në ora 19:10, zyrtarët policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin A.M (31) nga një fshat i Gostivarit. Më herët, një i mitur nga Gostivari, në The post Rrjetet sociale, arrestohet një pedofil nga Gostivari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Rrjetet sociale, arrestohet një pedofil nga Gostivari

Më datë 04.09.2024 në ora 19:10, zyrtarët policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin A.M (31) nga një fshat i Gostivarit.

Më herët, një i mitur nga Gostivari, në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Çështje Sociale, ka raportuar se në një periudhë rreth dy vjeçare me personin A.M. kanë komunikuar përmes një rrjeti social, gjatë të cilit ai i kërkonte shpesh që të takoheshin dhe të kryenin mardhënie seksuale.

Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

The post Rrjetet sociale, arrestohet një pedofil nga Gostivari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .