Kuvendi i RMV-së shpalli monumente natyrore Liqenin e Ohrit dhe Kanionin e Matkës

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi dje ligjet që i dhanë tre zonave natyrore në vend një status të veçantë të mbrojtur. Liqeni i Ohrit dhe kanioni i Matkës janë shpallur monumente të natyrës, ndërsa Studençishko Blato pranë Ohrit do të ketë statusin e parkut natyror, transmeton Portalb.mk. Vitin e kaluar, në shkurt, qeveria mori […]

Kuvendi i RMV-së shpalli monumente natyrore Liqenin e Ohrit dhe Kanionin e Matkës
Kanioni Matka, Saraj. Foto nga Faton Curri - Portalb.mk

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi dje ligjet që i dhanë tre zonave natyrore në vend një status të veçantë të mbrojtur. Liqeni i Ohrit dhe kanioni i Matkës janë shpallur monumente të natyrës, ndërsa Studençishko Blato pranë Ohrit do të ketë statusin e parkut natyror, transmeton Portalb.mk.

Vitin e kaluar, në shkurt, qeveria mori vendim që kanioni i Matkës të shpallet zonë e mbrojtur në kategorinë e tretë – monument natyre, ndërsa i njëjti vendim është marrë për Liqenin e Ohrit në fillim të këtij viti.

Matka ka pritur mbrojtjen që i duhet për dy dekada pasi zonat e mbrojtura duhej të rishpalleshin sipas detyrimeve të ligjit për natyrën të miratuar në 2004. Ligji për shpalljen e kanionit zonë të mbrojtur të kategorisë III – monument natyre, ka pritur prej më shumë se një viti për t’u futur në rend dite para deputetëve në Kuvend.

Pas dhjetë vitesh punë në dokumentacionin për një nga thesaret më të vlefshme natyrore në vend, vitin e kaluar në shkurt, Qeveria më në fund miratoi Projektligjin dhe e dërgoi në Kuvend. Matka padyshim që nuk ka pasur prioritet në përbërjen e vjetër parlamentare.

Sipas tekstit të ligjit, Matka do të duhet të marrë ruajtjen e gjendjes natyrore të lokalitetit, parandalimin e shqetësimit të habitateve dhe ekosistemeve, ruajtjen dhe promovimin e diversitetit biologjik dhe rajonal, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në një mënyrë që nuk kërcënojnë mbijetesën e habitateve dhe specieve, si dhe caktimin e një subjekti administrues që do të kujdeset për zonën e mbrojtur dhe do të përgatisë dokumente strategjike për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të trashëgimisë natyrore.

Matka është përballur me pushtimin e strukturave dhe platformave të ndërtuara në mënyrë të egër, uzurpimin e hapësirës dhe rrezikimin e gjërave të rralla natyrore, specieve të rralla dhe endemike të bimëve dhe kafshëve, duke përfshirë shkaba egjiptiane dhe shkaba grifon, të cilat janë në listat e kuqe të specieve të rrezikuara.

Kanioni i Matkës përfshihet në Rrjetin Kombëtar Emerald të Zonave me Interes të Veçantë për Ruajtjen e Bashkimit Evropian dhe specie të shumta nga kanioni i Matkës përfshihen në Anekset e Direktivës për Ruajtjen e Habitateve Natyrore të Florës dhe Faunës së Egër.

Në dy dekadat në të cilat Matka nuk ka mbrojtje, gjërat e rralla natyrore janë mbuluar me platforma dhe mbeturina të egra, uji dhe bregu i liqenit janë uzurpuar dhe lëvizin motobarka, megjithëse kjo është rreptësisht e ndaluar.