Dogana e RMV-së parandaloi kontrabandën e mbi 100 parfumeve në vlerë prej 240 mijë denarë

Mbi njëqind parfume “Gisada” në vlerë prej 240 mijë denarë, doganierët kanë konfiskuar në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanovc, pasi shoferi i autobusit ka tentuar që ilegalisht t’i fusë në vend pa i deklaruar, transmeton Portalb.mk. I pyetur nga doganierët nëse ka diçka për të deklaruar, shoferi ka deklaruar se mbante vetëm sende personale. Është […]

Dogana e RMV-së parandaloi kontrabandën e mbi 100 parfumeve në vlerë prej 240 mijë denarë
Parfume të konfiskuara. Foto: Dogana e RMV-së

Mbi njëqind parfume “Gisada” në vlerë prej 240 mijë denarë, doganierët kanë konfiskuar në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanovc, pasi shoferi i autobusit ka tentuar që ilegalisht t’i fusë në vend pa i deklaruar, transmeton Portalb.mk.

I pyetur nga doganierët nëse ka diçka për të deklaruar, shoferi ka deklaruar se mbante vetëm sende personale. Është kryer kontroll i detajuar gjatë të cilit në bagazhin në pjesën e veglave janë gjetur gjithsej 106 parfume, për të cilat shoferi është dashur të paguaj import në vlerë prej 49 mijë denarë.

Ndaj transportuesit është ngritur kallëzim kundërvajtës për mos respektim të rregullave doganore.

Kujtojmë se ekipi mobil i Drejtorisë doganore gjatë fundjavës së 6 dhe 7 korrikut, parandaloi kontrabandimin e dy tonëve mish të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve.