ASNJË KOMUNË SHQIPTARE! Rreth 3 milionë euro për Ohrin, Manastirin dhe Radovishin!

Investimet e para për ujësjellës dhe kanalizime shkojmë për tri komuna me shumicë maqedonase dhe asnjë për komunat që drejtohen nga shqiptarët! Kjo mund të shihet nga njoftimi i Qeverisë The post ASNJË KOMUNË SHQIPTARE! Rreth 3 milionë euro për Ohrin, Manastirin dhe Radovishin! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

ASNJË KOMUNË SHQIPTARE! Rreth 3 milionë euro për Ohrin, Manastirin dhe Radovishin!

Investimet e para për ujësjellës dhe kanalizime shkojmë për tri komuna me shumicë maqedonase dhe asnjë për komunat që drejtohen nga shqiptarët! Kjo mund të shihet nga njoftimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e cila ditë më parë e ka miratuar projektin për ndërtimin e kolektorit kryesor dhe stacionit të trajtimit të ujërave të zeza në fshatin Trpejcë, Komuna e Ohrit, shkruan gazeta KOHA. Në njoftimin drejtuar mediave, Qeveria thotë se vlera e parashikuar e investimit të projektit për në Trpejcë është 1.1 milionë euro dhe mjetet do të sigurohen nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Afati për realizimin e projektit të planifikuar është rreth 8 muaj.

Në mbledhjen e Qeverisë, Ministria e Transportit ka informuar se tashmë ka siguruar mjete financiare prej rreth 861.000 euro për ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësit, kanalizimit atmosferik dhe fekal në disa komuna. Përkatësisht, Ministria e Transportit ka siguruar mjete financiare në vlerë prej 21 milionë denarë për ndërtimin e kanalizimit në pesë rrugë në Radovish, ndërsa nisja e punëve do të nis që këtë muaj.

Po aq mjete janë siguruar edhe për ndërtimin e kanalizimit fekal në një pjesë të rrugës Klenoec, ndërsa 11.1 milionë denarë do të shkojnë për rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe rindërtimin e rrjetit të kanalizimit në katër rrogë në Manastir. Qeveria, siç thuhet në njoftim, me propozim të Ministrisë së Transportit ka sjellë vendim që Komunës së Velesit do t’i jepet e drejta në shfrytëzim të përhershëm të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e një garazhi të ri shumëkatësh për nevojat e qytetarëve të Velesit. (koha.mk)

The post ASNJË KOMUNË SHQIPTARE! Rreth 3 milionë euro për Ohrin, Manastirin dhe Radovishin! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .