Ra sistemi i pikës kufitare Evzonit, kolona për hyrje-dalje nga Greqia, radhë edhe në pikat tjera kufitare në RMV

Në pikën kufitare Evzoni në hyrje të Greqisë nga Maqedonia është krijuar një kolonë e madhe automjetesh, madje prej disa kilometrash, transmeton Portalb.mk. Kjo pasi ka rënë sistemi kompjuterik i autoriteteve kufitare greke, thonë pasagjerët e bllokuar. Radhët janë të mëdha edhe për hyrje në Maqedoni. Pritet më shumë se 3.5 orë. Ndërsa në pikën […]

Ra sistemi i pikës kufitare Evzonit, kolona për hyrje-dalje nga Greqia, radhë edhe në pikat tjera kufitare në RMV
Kufiri ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Në pikën kufitare Evzoni në hyrje të Greqisë nga Maqedonia është krijuar një kolonë e madhe automjetesh, madje prej disa kilometrash, transmeton Portalb.mk.

Kjo pasi ka rënë sistemi kompjuterik i autoriteteve kufitare greke, thonë pasagjerët e bllokuar. Radhët janë të mëdha edhe për hyrje në Maqedoni. Pritet më shumë se 3.5 orë. Ndërsa në pikën kufitare Dojran koha e pritjes është 2.5 orë.

Në hyrje të Maqedonisë nga Serbia, në vendkalimin kufitar Tabanovce, pritet më shumë se një orë.

Prej disa javësh, pikat kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi, veçanërisht me Greqinë dhe Serbinë janë më të ngarkuara, ku pothuajse çdo ditë ka pritje deri në 40 minuta.