Është vënë në funksion laboratori i forenzikës digjitale në Prokurorinë e RMV-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit

Në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në prani të zëvendësambasadores së SHBA-së, Nicole Varnes, sot zyrtarisht është vënë në përdorim laboratori digjital i forenzikës. Me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, janë blerë komponentët e nevojshëm harduerikë dhe softuerikë për pajisje harduerike dhe softuerike në fushën e  forenzikës digjitale në vlerë […]

Është vënë në funksion laboratori i forenzikës digjitale në Prokurorinë e RMV-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit
Është vënë në funksion laboratori i forenzikës digjitale në Prokurorinë e RMV-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit. Foto: Prokuroria e RMV-së

Në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në prani të zëvendësambasadores së SHBA-së, Nicole Varnes, sot zyrtarisht është vënë në përdorim laboratori digjital i forenzikës. Me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, janë blerë komponentët e nevojshëm harduerikë dhe softuerikë për pajisje harduerike dhe softuerike në fushën e  forenzikës digjitale në vlerë rreth 500.000 dollarë amerikanë, transmeton Portalb.mk.

Pajisjet përfshijnë stacione pune forenzike moderne në kushte laboratorike, laptopë, komplete ultrablock me bllokues shkrimi për lloje të ndryshme të bartësve të të dhënave elektronike që do të analizohen, si dhe softuer mjekoligjor që përdoret për të pastruar dhe analizuar pajisjet elektronike të marra ose të sekuestruara. Në laboratorin e forenzikës digjitale, pajisjet elektronike të sekuestruara do të mund të hapen dhe dekodohen për të gjetur prova elektronike që do të jenë të dobishme për rrjedhën e mëtejshme të procedurës dhe që do të përdoren si prova të vlefshme, të marra ligjërisht në procedim dhe në gjykatë.

Në të njëjtën kohë, për nevojat e qendrës analitike pranë Prokurorisë, Ambasada Amerikane dhuroi një mjet softuerësh Analist’s Notebook 10 me ndihmën e të cilit mundësohet shndërrimi i sasive të mëdha të të dhënave në diagrame vizuale, si p.sh. rrjetet e marrëdhënieve, linjat kohore dhe modelet e ngjarjeve dhe në këtë mënyrë më lehtë të zbulohn modelet e fshehura.

Prokurori publik Islam Abazi falënderoi mbështetjen e Ambasadës Amerikane e cila dhuroi këtë pajisje të vlefshme, duke theksuar se me këtë donacion prokurorisë i mundëson qasje të pavarur në provat elektronike të gjetura në mediat elektronike dhe e gjithë kjo është në interes të procedurave dhe reduktimit të kohës së përpunimit. Në këtë mënyrë do të shkarkohet laboratori i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili deri më tani është përdorur për analizimin e pajisjeve kompjuterike dhe celularëve – objekt i veprave penale për nevojat e të gjitha prokurorive.

“Edhe pse bëhet fjalë për pajisjet më të sofistikuara për analiza, duhet pasur parasysh se zhvillimi i teknologjisë çon në shfaqjen e llojeve të ndryshme të pajisjeve dhe mediave që nesër do të jenë objekt analize dhe ky fakt kërkon domosdoshmërinë e zhvillimit të vazhdueshëm të laboratorit jo vetëm me blerjen e komponentëve harduerikë dhe softuerikë, por edhe me trajnimin e personelit. Njëkohësisht, mjeti softuerik Analist’s Notebook 10 do të na ndihmojë në realizimin e funksionit tonë bazë si prokurori, që është ndjekja e krimit të organizuar. Me ndihmën e këtij mjeti, prokurorët dhe hetuesit do të mund t’i vizualizojnë të dhënat e mbledhura në formën e paraqitjeve vizuale – grafikëve, hartave ose diagrameve, të cilat tregojnë shpejt mënyrën e lidhjes së tyre, gjë që është me përfitim të madh për identifikimin e organizatave kriminale dhe grupeve, gjurmimi i të dyshuarve ose kuptimi i situatave komplekse. Në atë mënyrë, përmes analizës më të shpejtë dhe në mënyrë më e efikase të të dhënave komplekse, prokurorët do të mund të marrin vendime të informuara”, tha Abazi.

Lidhur me procedurën e hetuesve që punojnë në laboratorin e forenzikës digjitale në Qendrën Hetuese të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Prokuroria Themelore ka nxjerrë aktvendim me të cilin rregullohen hapat në trajtimin e pajisjeve telefonike dhe pajisjeve kompjuterike të konfiskuara. Procedurat do të kryhen në përputhje me Ligjin për Procedurën Penale dhe Praktikën Pozitive që aplikohet në laboratorët e forenzikës digjitale në mbarë botën.