Janevska: Punojmë në dy denoncime për universitete private, përfshirë atë të Merkos dhe një universitet shtetëror

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht pranon ankesa për punën e disa universiteteve dhe fakulteteve, tha ministrja Vesna Janevska në daljen e djeshme në televizionin Alfa. Sipas saj, janë të nevojshme procedura serioze, transparente dhe ligjore kundër erozionit të arsimit të lartë, transmeton Portalb.mk. Ajo informoi se aktualisht janë në procesim gjithsej tre denoncime për […]

Janevska: Punojmë në dy denoncime për universitete private, përfshirë atë të Merkos dhe një universitet shtetëror
Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës. Foto: MASH

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht pranon ankesa për punën e disa universiteteve dhe fakulteteve, tha ministrja Vesna Janevska në daljen e djeshme në televizionin Alfa. Sipas saj, janë të nevojshme procedura serioze, transparente dhe ligjore kundër erozionit të arsimit të lartë, transmeton Portalb.mk.

Ajo informoi se aktualisht janë në procesim gjithsej tre denoncime për institucionet e arsimit të lartë – një për universitet shtetëror dhe dy për universitete privat.

Denoncimi është për universitetin privat të Ramiz Merkos.

“Aktualisht po punohet për tre denoncime, për një universitet shtetëror dhe dy privat. Për cilat universitete konkretisht bëhet fjalë, do të flasim kur të kemi prova serioze. Ka ardhur koha për të vepruar sipas ligjit. Nuk do të ketë selektivitet. Ajo që mund të them tani është se të gjitha universitetet do të rivlerësohen dhe riakreditohen”, theksoi ministrja Janevska.

MASh bëri me dije se propozimin për diploma shtetërore vetëm për klasën e 9-të dhe në vitin e fundit të arsimit të mesëm do ta nxjerrin në debat pubik.

“Kemi marrë një e-ditar të ri me fonde nga BE-ja, i cili është shumë më modern dhe më efikas. Është në fazën e testimit dhe miratimit dhe mundëson printimin e dëftesave. Por në realitet, nxënësve u duhen dëftesa vetëm në klasën e 9-të dhe në vitin e fundit të arsimit të mesëm, për të vazhduar shkollimin apo për t’u bashkuar me tregun e punës. Mund të jetë më mirë dhe më ekonomike që shkollat ​​të printojnë deftesat e tjera, ndërsa dëftesat përfundimtare të printohen nga shteti. Edhe këtë propozim do ta vendosim në diskutim publik”, tha Janevska.

Kujtojmë se në seancën e parë të qeverisë së re u morvendim për anulimin e themelimit të fakultetit për mjekësi në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.

 17 qershor, Bordi i Akreditimit, i cili paraprakisht me 12 vota “për” miratoi hapjen e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, në pronësi të familjes së kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, vendosi që ta heqë akreditimin për themelimin e një institucion i tillë arsimor.