Vrasja e policit në Serbi: Mediat në Bosnjë raportojnë për një të arrestuar në lidhje me rastin

Radio Televizioni i Republika Sërpskas (RTRS) ka njoftuar se jozyrtarisht ka mësuar se në qytetin Bijelinë, Republika Sërpska, BeH, sot është arrestuar një person lidhur me të dyshuarin për vrasjen e njërit dhe plagosjen e një polici tjetër në Lloznicë, të Serbisë. Autoritetet serbe, përgjegjës për këtë vrasje e kanë bërë shtetasin kosovar, Artan Hajrizi, […]

Vrasja e policit në Serbi: Mediat në Bosnjë raportojnë për një të arrestuar në lidhje me rastin
vrasja-e-policit-ne-serbi:-mediat-ne-bosnje-raportojne-per-nje-te-arrestuar-ne-lidhje-me-rastin

vrasja-e-policit-ne-serbi:-mediat-ne-bosnje-raportojne-per-nje-te-arrestuar-ne-lidhje-me-rastin

Radio Televizioni i Republika Sërpskas (RTRS) ka njoftuar se jozyrtarisht ka mësuar se në qytetin Bijelinë, Republika Sërpska, BeH, sot është arrestuar një person lidhur me të dyshuarin për vrasjen e njërit dhe plagosjen e një polici tjetër në Lloznicë, të Serbisë.

Autoritetet serbe, përgjegjës për këtë vrasje e kanë bërë shtetasin kosovar, Artan Hajrizi, pasi thonë se në vend të ngjarjes është gjetur një pasaportë e Kosovës me emrin e tij.

Është raportuar se i dyshuari Artan Hajrizi ka qenë duke udhëtuar me një taksi, i vetëm me shoferin, mirëpo informacionet e fundit thonë se në fakt, në veturë ka qenë vëllai i tij, Fatoni.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë gjatë ditës së sotme në mediat kosovare.

Ai ka thënë se gjatë tërë kësaj kohe ka qenë në Gjermani, dhe se vëllai i tij, pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës, e ka vizituar atë në Gjermani.

Aty, Artani thotë se Fatoni ia ka vjedhur kuletën me dokumentet personale.