Edhe një mbishkrim kundër shqiptarëve në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc

Në njërën nga hyrjet e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, gjegjësisht tek dispanseri i fëmijëve, është shfaqur një pankartë me mbishkrimin: “ Vdekje shqiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi”, raporton mediumi lokal nga Bujanoci “FolOnline”. Letra ishte vendosur në xhamin e derës hyrëse dhe mbahej me ngjitës, përmbajtja është shkruar në gjuhën serbe dhe […]

Edhe një mbishkrim kundër shqiptarëve në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc
edhe-nje-mbishkrim-kunder-shqiptareve-ne-shtepine-e-shendetit-ne-bujanoc

edhe-nje-mbishkrim-kunder-shqiptareve-ne-shtepine-e-shendetit-ne-bujanoc

Në njërën nga hyrjet e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, gjegjësisht tek dispanseri i fëmijëve, është shfaqur një pankartë me mbishkrimin: “ Vdekje shqiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi”, raporton mediumi lokal nga Bujanoci “FolOnline”.

Letra ishte vendosur në xhamin e derës hyrëse dhe mbahej me ngjitës, përmbajtja është shkruar në gjuhën serbe dhe me shkrimin cirilik mësohet se drejtuesit e shtëpisë së shëndetit lidhur me rastin kanë njoftuar Policinë, e cila ka dal në vendin e ngjarjes.

Kjo është hera e dytë që brenda pak ditëve në shtëpinë e shëndetit shfaqen përmbajtje kundër shqiptarëve.

Javën e kaluar në oborrin e këtij institucioni shëndetësor ishte shkruar një grafit “vdekje shqiptarëve”.

Autoritetet akoma nuk kanë zbuluar autorët e këtyre veprave nxitëse.