Bie për 13.3 % pagesa e dëmeve nga kompanitë e sigurimit

Në raportin tre mujor të vlerësimit të Ekonomisë të publikuar sot nga Banka Qendrore e Kosovës thuhet se pagesa e dëmeve për palët e dëmtuara nga kompanitë e sigurimit si dhe BKS-ja në Kosovë ka rënë në 17,7 milionë euro e që sipas tyre paraqet një rënie vjetore të pagesave prej hiç më pakë se […]

Bie për 13.3 % pagesa e dëmeve nga kompanitë e sigurimit
bie-per-13.3-%-pagesa-e-demeve-nga-kompanite-e-sigurimit

bie-per-13.3-%-pagesa-e-demeve-nga-kompanite-e-sigurimit

Në raportin tre mujor të vlerësimit të Ekonomisë të publikuar sot nga Banka Qendrore e Kosovës thuhet se pagesa e dëmeve për palët e dëmtuara nga kompanitë e sigurimit si dhe BKS-ja në Kosovë ka rënë në 17,7 milionë euro e që sipas tyre paraqet një rënie vjetore të pagesave prej hiç më pakë se 10.8 %, raporton Front Online.

Sipas raportit të BQK-së shihet se vlera e dëmeve të paguara vetëm nga kompanitë e sigurimeve shënoi rënie vjetore prej 13.3 përqind, duke zbritur në 15.8 milionë euro në fund të marsit 2024.

Sipas BQK-së në rënien e përgjithshme të dëmeve të paguara nga sektori i sigurimeve, kontributin kryesor e kishte kategoria ‘Sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës’, duke u zvogëluar për 92.3 përqind. Ndërsa, kategoria me peshën më të madhe në kuadër të dëmeve të paguara, ajo e ‘Përgjegjësisë motorike ndaj palëve të treta’, u rrit për 11.9 përqind, kryesisht nga MTPL-të e brendshme, raporton Front Online.