Osmani: Mirënjohja e popullit të Kosovës për presidentin Biden do të mbetet gjithmonë e thellë

Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar presidentit amerikan Joe Biden punë të mbarë për aq sa i ka mbetur si i pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo pasi amerikani është larguar nga gara në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Në platformën X, ajo ka theksuar se Biden në ditët e tij si senator […]

Osmani: Mirënjohja e popullit të Kosovës për presidentin Biden do të mbetet gjithmonë e thellë
osmani:-mirenjohja-e-popullit-te-kosoves-per-presidentin-biden-do-te-mbetet-gjithmone-e-thelle

osmani:-mirenjohja-e-popullit-te-kosoves-per-presidentin-biden-do-te-mbetet-gjithmone-e-thelle

Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar presidentit amerikan Joe Biden punë të mbarë për aq sa i ka mbetur si i pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo pasi amerikani është larguar nga gara në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Në platformën X, ajo ka theksuar se Biden në ditët e tij si senator amerikan deri në mandatin e tij si zëvendëspresident dhe tani si president, gjithmonë ka mbrojtur lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

“Mirënjohja e popullit të Kosovës do të mbetet gjithmonë e thellë”.

“I urojmë presidentit Biden një vazhdim të suksesshëm të mandatit të tij dhe gjithë të mirat për të, dhe familjen Biden në vitet në vijim”, ka thënë Osmani.