Home / 2018 / November / 02

Daily Archives: November 2, 2018

Vëmendje: Kështo do të jetë moti në vikend

Moti në vikend do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira.Moti me diell do të dominoj edhe gjatë këtij vikendi.Ditëve të fundjavës rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike si dhe masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojnë të favorizojnë mot stabil dhe më të ngrohtë për këtë periudhë kohore, transmeton Telegrafi.Mirëpo, masa të ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi Mesdheun perëndimor, gradualisht gjatë javës së ardhshme do të shtrihen edhe mbi vendin tonë duke zbritur lehtë temperaturat afër vlerave mesatare.3.11 – Mot shumë i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.4.11 – Mot i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.5.11-6.11 – Në fillim të javës do të mbajë mot i mirë, të hënën me vranësira dhe intervale me diell, e ditën e martë priten kthjellime.7.11 – Mot i mirë, kryesisht me diell.Temperaturat e ajrit, pas rritjes ditëve të fundit, gradualisht nga java e ardhshme do të zbresin pak rreth vlerave mesatare. Minimalet në fundjavë do të zbr..

Read More »

Kur Enca ishte e dobët, do të befasoheni me këtë foto të pa parë më herët

Enca është ndër këngëtaret më të perfolura në skenën tonë muzikore.Kjo për shkak të provokimeve të shpeshta që bën, shkruan ORAinfo.Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet.E në një foto të publikuar nga fansat e saj, Enca duket shumë e dobët.Krahasuar me këtë foto, tani Enca është shumë më e shëndoshë./ORAinfo/

Read More »

Blero publikon foton që do t’i çmend femrat, si do të reagojë Afrona kur ta shoh

Blero është ndër këngëtarët më aktiv në skenën tonë muzikore.Blero përveç muzikës është aktiv edhe në jetën sportiveAi është në lidhje me modelen e njohur, Afrona Dikën të cilët do të martohen së shpejti, shkruan ORAinfo.Blero është shumë aktiv në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.Sot ai ka publikuar një foto në të cilën tregon muskujt.A thua do të reagojë Afrona për këtë!? /ORAinfo/

Read More »

Milazim Krasniqi thotë se Sylejman Selimi është shndërruar në një të burgosur politik

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka shkruar një postim në lidhje me Sylejman Selimin, i cili tash e disa vite po mbahet padrejtësisht prapa grilave.Përmes këtij shkrimi Krasniqi thotë se nuk e ka takuar kurrë Selimin, por thotë se është i bindur se Sylejman Selimi po mbahet padrejtësisht prapa grilave, duke u shëndrruar kështu në një të burgosur politik.Krasniqi më tej shkruan se mbajtja e Selimit në prapa grilave e lëndon atë si njeri dhe si shqiptar.Më tej Krasniqi ka kërkuar solidarizim të popullit me të, pas vendimit të Selimit për të mos pasur më avokat-mbrojtës në procesin gjyqësor.Ja postimi i plotë i Krasniqit:Kurrë nuk e kam takuar Sylejman Selimin. Thjesht nuk më ka rastis ta takoj e ta njoh. Por, nga ajo që kam përcjellë lidhur me proceset kundër tij, që moti jam bindur se ai njeri po përndiqet e po mbahet padrejtësisht prapa grilave. Më duket se tashmë është shndërruar në një të burgosur politik. Nuk i di arsyet, por ajo që po ndodhë me të, më lëndon si nje..

Read More »

Hoxhaj thotë se Serbia po i korrupton shtetet për ta minuar shtetësinë e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas lajmit se Republika e Dominikës e ka tërhequr njohen për shtetin e Kosovës.Hoxhaj thotë se Serbia po vazhdon ta shfrytëzojë korrupsionin dhe diplomacinë e pistë për ta minuar shtetësinë e Kosovës.Zëvendëskryeministri Hoxhaj përmes një postimi në Twitter tha se Serbia po punon në mënyrë agresive për ta destabilizuar rajonin dhe për ta humbur besimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.Hoxhaj tha se veprime të tilla duhen dënuar nga Bashkimi Evropian.

Read More »

Andrra e tepron, e përsërit vetën me dy fotot e fundit

Andrra Destani është gruaja e këngëtarit shumë të njohur, Sinan Hoxhës.Tashmë ajo është shumë e njohur dhe e dashur për publikun, shkruan ORAinfo.Andrra është një femër e bukur dhe atraktive e këtë e dëshmon në ҫdo paraqitje të saj.Së fundmi ajo po bën disa fotosessione ku shihet me fustana të ndryshëm nusërie.Vazhdimisht po publikon foto të tilla, duke e përsëritur vetën./ORAinfo/

Read More »

Napoli – Empoli, ndeshja përfundon me rezultat të thellë

Napoli ka shënuar fitore bindëse 5:1 kundër Empolit në kuadër të Serie A.Ishte lojtari belg Mertens që shkëlqeu në këtë takim duke shënuar tre herë, transmeton Koha.net. Dy golat e tjerë i shënuan Insigne e Milik.Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Caputo.Napoli tani në vendin e dytë ka 25 pikë. Derisa Empoli në vendin e 18 ka 6 pikë.

Read More »

PSG i pandalshëm, e mposht edhe Lille

Paris Saint Germain nuk po ka konkurencë në ligën franceze.Skuadra e Tuchel ka shënuar fitoren e 12 me radhë, ku sonte mposhti me rezultat 2:1 Lillen.Mbappe e Neymar ishin protagonist të kësaj fitoreje të “titullit”. Të tre golat u shënuan në 20 minutat e fundit të ndeshjes.Mbappe shënoi për 1-0, ndërsa Neymar pas një asisiti nga Mbappe shënoi golin e sigurisë për 2-0. Pepe shënoi golin e nderit për mysafirët në sekondat e fundit të ndeshjes nga penalltia.Me këtë fitore, PSG e forcon pozitën e liderit me 11 pikë më shumë se sa përcjellësi i parë.

Read More »

Milan merr lajmin më të mirë, shikojeni kush është kthyer në fushë

Më në fund Milani ka marr një lajm të mirë.Mbrojtësi i krahut të djathtë, Andrea Conti pas një pauze prej më shumë se një vit si pasojë e nnjë lëndimi është rikthyer në fushë, përcjell ORAinfo.Andrea Conti, është rikthyer për rossonerët në pjesën e Primavera të klubit.Conti ka pësuar dy lëndime të njëpasnjëshme në gjurin e tij,gjë që ia ka mundësuar atij të paraqitet për rosonerët.Ky njëherësh një lajm i mirë për Milanin, pasi dy lojtarë të tjerë të klubit kanë pasuar lëndime, mesfushori Biglia dhe mbrotjësi Caldara.Milan ka arriturnë ndeshjen e fundit të shënojë fitore të vështirë ndaj Genoas, fitore kjo që e renditi në vendin e katërt. /ORAinfo/

Read More »