Home / BOTA / Vuçiq akuzohet në Serbi se po përgatit terren për një marrëveshje të detyrueshme ligjore me Kosovën

Vuçiq akuzohet në Serbi se po përgatit terren për një marrëveshje të detyrueshme ligjore me Kosovën

Vuçiq akuzohet në Serbi se po përgatit terren për një marrëveshje të detyrueshme ligjore me Kosovën

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Në Serbi thonë se Aleksandar Vuçiq po përgatit terren për një marrëveshje të detyrueshme ligjore me Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq thuhet se po përgatitë një terren për një marrëveshje të detyrueshme ligjore me Kosovën. Ai ka thënë se Kosova në të ardhmen do të fitojë pavarësinë sipas tij, dhe sovranitetin në tërë territorin, por jo për shkak se ai do ta njohë Kosovën, por për shkak se nuk ka kaluar zgjidhja që ai ofron, pa specifikuar për çfarë zgjidhje bëhet fjalë.

Politikologu serb, Boban Stojanoviq tregon se pas shtatë vjetësh në pushtet, në kuadër të së cilës Vuçiq bisedoi për Kosovën, nuk mund të sheh se kush tjetër mund të jetë përgjegjës në qoftë se Kosova në të ardhmen e merr sovranitetin e fituar mbi gjithë territorin, në qoftë se ai nuk e bën.

Ai beson se deklarata e lartpërmendur e Vuçiqit mund të jetë një shpallje dhe përgatitje të një terreni për njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan gazeta serbe “Danas”.

Stojanoviq shpjegon se kjo nuk do të thotë që presidenti serb do të nënshkruajë aktin, por kjo do të bëhet nga kryeministrja Ana Bërnabiq.

“Për shtatë vitet e fundit nuk e dimë se çfarë po bëhet në negociata dhe cili është pozicioni i Serbisë, dhe tani rezulton se qytetarët refuzuan diçka që nuk e dinin nëse ishte pozicioni ynë negociues. Më duket se Vuçiq tani po përpiqet të ‘lahet’ në një farë mënyre”, ka thënë ai.

“Në këtë moment çështja e ndarjes është lënë mënjanë, prandaj më duket se kjo është një përgatitje për marrëveshjen e detyrueshme ligjore, e cila po pritet për disa vjet”, thotë Stojanoviq.

Petar Miletiq, anëtar i Presidencës së Lëvizjes së Lirë të Qytetarëve (PSG), vlerëson se ka shumë paqartësi në deklaratën e përmendur të presidentit Vuçiq. Para së gjithash, ai pyet nga kush Kosova do të njihet dhe nëse do të dijë se Serbia do ta bëjë atë nën autoritetin e tij.

Kujtojmë se kreu i shtetit serb në TV Pink kishte thënë se “ajo që është ofruar nuk mund të kalojë për shkak të presionit të madhe të disa vendeve dhe shërbimeve të tyre të inteligjencës që janë nisur nga agjenci të ndryshme të nga vende të ndryshme”.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com May 7, 2019 10:59 am ne link https://kosovatoday.com/?p=445245
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Vuçiq akuzohet në Serbi se po përgatit terren për një marrëveshje të detyrueshme ligjore me Kosovën Vuçiq akuzohet në Serbi se po përgatit terren për një marrëveshje të detyrueshme ligjore me KosovënRating: 4.8