Home / SHENDETESIA / Çfarë i ndodh trupit nëse nuk pini alkool për 28 ditë

Çfarë i ndodh trupit nëse nuk pini alkool për 28 ditë

Çfarë i ndodh trupit nëse nuk pini alkool për 28 ditë

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Fatkeqësisht, shumica e njerëzve me padurim presin të dalin dhe të dehen, por e vërteta është se alkooli është helm i cili i dëmton të gjitha organet trupore.

Shijimi i një apo dy gotave alkool herë pas here është diçka krejtësisht në rregull, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, konsumimi i tepërt i alkoolit mund ta dëmtojë seriozisht shëndetin, dhe këto janë zonat e trupit të cilat preken më së shumti:

– Sistemi nervor qendror
– Sistemi qarkullues
– Sistemi tretës
– Pankreasi
– Skeletoni dhe muskujt
– Sistemi i imunitetit
– Shëndeti riprodhues

Sipas një anketimi të fundit, mesatarisht një person i konsumon rreth 10 litra alkool në vit, dhe kjo shifër rritet në rastet e njerëzve të cilët dalin të pinë me miqtë shpesh ose që e kanë shprehi të pinë pas ditëve stresuese në punë.

Në anën tjetër, njerëzit të cilët qëndrojnë larg alkoolit shijojnë shumë përfitime shëndetësore.

Një grup i vullnetarëve kanë lënë alkoolin për 28 ditë dhe i kanë dokumentuar efektet e këtij eksperimenti.

Java e parë pa alkool: Apetit i shtuar dhe dëshirë për ëmbëlsira

Kur konsumojnë alkool, shumica e njerëzve e ndjejnë nevojën për të konsumuar shumë ushqim, e posaçërisht vonë gjatë natës.

Nëse nuk pini alkool, apetitit juaj do të rritet në fillim dhe do të ballafaqoheni me dëshira për ëmbëlsira, por kjo ndryshon pas një muaji.

Gjithashtu, vullnetarët gjatë javës së parë kishin pasur rënie në nivelet e sheqerit në gjak, kishin fjetur keq dhe kishin pasur dhimbje koke.

Java e dytë pa alkool: Gjumë më të mirë dhe shëndet më të mirë

Gjatë javës së dytë, gjërat kishin filluar të përmirësoheshin.

Gjumi i vullnetarëve ishte përmirësuar, kishin filluar të dukeshën më shëndetshëm dhe rrathët e zi të syve ishin zhdukur. Veç kësaj, edhe shqisat e nuhatjes dhe shijes ishin përmirësuar, por edhe funksioni i traktit urinar.

Java e tretë pa alkool: Përmirësim në shëndetin e përgjithshëm

Mëlçia e njeriut rikuperohet brenda tri javëve, kështu që lëkura e vullnetarëve kishte filluar të përmirësohej dukshëm, rrudhat ishin larguar për shkak se ishte rritur qarkullimi i gjakut, por edhe sistemi i tretjes ishte përmirësuar.

Java e katërt pa alkool: Rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare, vetëbesim më i madh dhe gjendje më e mirë mendore

Gjatë javës së fundit, disa vullnetarë i kishin humbur deri në katër kilogramë, rreziku i tyre i sëmundjeve kardiovaskulare ishte reduktuar dhe shtypja e gjakut po ashtu ishte zvogëluar. Veç kësaj, ata kishin pasur vetëbesim më të lartë dhe truri kishte filluar t’u funksiononte me efikasitet më të lartë.

Edhe zbulimet e një hulumtimi të vitit 2018, i cili ishte publikuar në revistën “British Medical Journal”, kishte treguar se lënia e alkoolit për një muaj i sjell këto përfitime:

– E zvogëlon shtypjen e gjakut dhe nivelet e kolesterolit
– Shpie në humbje peshe
– E përmirëson gjumin
– E ulë rrezikun e sëmundjeve
– Ju kursen mjaft para. /Telegrafi/

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com April 16, 2019 9:06 am ne link https://kosovatoday.com/?p=441615
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Çfarë i ndodh trupit nëse nuk pini alkool për 28 ditë Çfarë i ndodh trupit nëse nuk pini alkool për 28 ditëRating: 4.8