Abdixhiku kujton sulmin e 11 shtatorit në Kullat Binjake: Akt terrorist dhe barbar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhik ka rikujtuar sulmin në Kullat Binjake në New York me 11 shtator 2001, i cili ja mori jetën e mbi 3 mijë njerëzve. Abdixhiku duke kujtuar viktimat të cilët humbën jetën, ka thënë se ky sulm nuk ishe vetëm mbi SHBA-në, por sulm mbi demokracinë, e vlerat […]

Abdixhiku kujton sulmin e 11 shtatorit në Kullat Binjake: Akt terrorist dhe barbar
abdixhiku-kujton-sulmin-e-11-shtatorit-ne-kullat-binjake:-akt-terrorist-dhe-barbar

abdixhiku-kujton-sulmin-e-11-shtatorit-ne-kullat-binjake:-akt-terrorist-dhe-barbar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhik ka rikujtuar sulmin në Kullat Binjake në New York me 11 shtator 2001, i cili ja mori jetën e mbi 3 mijë njerëzve.

Abdixhiku duke kujtuar viktimat të cilët humbën jetën, ka thënë se ky sulm nuk ishe vetëm mbi SHBA-në, por sulm mbi demokracinë, e vlerat demokratike perëndimore.

“Sulmi mbi Kullat Binjake në New York, në mëngjesin e 11 shtatorit të vitit 2001 i cili mori jetën e rreth 3000 njerëzve të pafajshëm, tmerroi botën. Kjo tragjedi, nuk ishte thjesht një akt dhune, por një sulm mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës që ndajnë vendet demokratike anembanë botës.

Ky akt terrorist dhe barbar ishte sulm direkt jo vetëm për ShBA-të, por edhe gjithë botën perëndimore; ishte sulm mbi vlerat demokratike perëndimore. Sot, kur kanë kaluar mbi dy dekada nga momenti i ndodhjes së këtij akti të shëmtuar, kujtojmë dhe solidarizohemi me familjarët e viktimave të 11 shtatorit, të cilët humbën jetën pafajësish nga mania radikale e një sulmi terrorist. Kosova do të mbetet gjithmonë krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mbrojtur lirinë, paqen dhe demokracinë si vlera të përbashkëta të dy popujve tanë!”, thuhet në njoftim.