Aeroplanët izraelitë bombardojnë ‘bazat’ që përdorte Hezbollah në jug të Libanit

Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë bombarduat ndërtesat që i përdor Hezbollahu në jug të Libanit, përkatësisht në Maroun al-Ras dhe Ayta ash-Shab. IDF-ja izraelite gjithashtu ka njoftuar se ka interceptuar raketat e lëshuara nga një dron që është futur në hapësirën ajrore izraelite nga Libani – duke detyruar autoritetet të aktivizojnë sirenat që paralajmërojnë sulmet e [...]Read More...

Aeroplanët izraelitë bombardojnë ‘bazat’ që përdorte Hezbollah në jug të Libanit

Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë bombarduat ndërtesat që i përdor Hezbollahu në jug të Libanit, përkatësisht në Maroun al-Ras dhe Ayta ash-Shab.

IDF-ja izraelite gjithashtu ka njoftuar se ka interceptuar raketat e lëshuara nga një dron që është futur në hapësirën ajrore izraelite nga Libani – duke detyruar autoritetet të aktivizojnë sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme.

Ushtria e Izraelit nuk specifikoi nëse ato janë rrëzuar, pavarësisht se njoftuan se nuk ka të lënduar nga këto raketa.

Në anën tjetër, raketa tjera janë shkrepur nga Libani në drejtim të kufirit më Izraelin – duke mos arritur gjithashtu të shkaktojnë dëme apo të ketë të lënduar.

Pamjet e publikuara më poshtë nga IDF-ja, shfaq momentin kur raketa e aeroplanëve izraelitë godasin objektet që dyshohet se i përdor Hezbollahu për të kryer sulme mbi Izraelin.