Agjencia kërkoi tërheqjen e disa produkteve ushqimore nga market në Maqedoninë e Veriut

Nga tregu i Maqedonisë tërhiqen produktet e “Atlantik Shtark”: Biskota 220 gram, seria 1507482842 dhe “Najlepshe zhele kukis” 145 gram, seria 1507483391, të dyja me afat deri në 11.05.2025, për shkak të mundësisë për praninë e një trupi të jashtëm, konfirmuan për MIA-s nga Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV). Nga AUV apelojnë deri te […]

Agjencia kërkoi tërheqjen e disa produkteve ushqimore nga market në Maqedoninë e Veriut
Produkte ushqimore në një market në Bullgari. Foto: Aneta Dodevska/Portalb.mk

Nga tregu i Maqedonisë tërhiqen produktet e “Atlantik Shtark”: Biskota 220 gram, seria 1507482842 dhe “Najlepshe zhele kukis” 145 gram, seria 1507483391, të dyja me afat deri në 11.05.2025, për shkak të mundësisë për praninë e një trupi të jashtëm, konfirmuan për MIA-s nga Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV).

Nga AUV apelojnë deri te konsumatorët që nëse i kanë blerë produktet të mos i konsumojnë ose t’i kthejnë në vendin ku i kanë blerë.

Agjencia për ushqim dhe veterinari ka marrë njoftim nga kompania “Atlantic Trade” Shkup SHPK Ilinden se për shkak të mundësisë së pranisë së një trupi të jashtëm, tërheq nga tregu këto produkte: 280766 Biskota 220 gramëshe të serisë 1507482842 me date skadence 11.05.2025 dhe 281061 “Najlepshe zhele kukis” 145 gram noiset, seria 1507483391 me datë skadence 11.05.2025. Prodhuesi i produkteve të tërhequra sipas njoftimit është Atlantik Shtark SHPK Beograd, Republika e Serbisë. AUV, si institucioni përgjegjës për sigurinë ushqimore në përputhje me kompetencat ligjore, monitoron situatën me tërheqjen e produkteve. Apelojmë tek konsumatorët si dhe nga kompania importuese, nëse produktet e treguara i kanë blerë me numrat serik dhe datat e skadimit, të mos i konsumojnë ose t’i kthejnë në pikën e shitjes ku i kanë blerë”, njoftojnë nga AUV.

Kumtesë të këtillë për tërheqje të produktit ka edhe në Bosnjë e Hercegovinë.

“I informojmë klientët dhe konsumatorët se për produktet Cookis kakao kokos, 220 g, seria 1207483491 (me afat skadimi deri më 8.5.2025) dhe Cookies kakao 220g, seria 1507482842 (me afat skadimi deri më 11.5.2025), i tërheqim në mënyrë parandaluese për shkak të pranisë së një trupi të jashtëm.

Ndryshe, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në muajin korrik ka kryer kontrolle të jashtëzakonshme të përforcuara në 112 objekte, nga të cilat 54 operatorë janë dënuar me gjobë, 8 kanë marrë ndalesë nga puna.