Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale

Xhudisti Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike. Tani ai do të luftojë në repesazh për të siguruar medaljen e bronztë, përcjell albinfo.ch. Gjakova, i cili garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, mposhti në raundin e parë kundërshtarin nga Brazili, Daniel Cargnin. Në raundin e dytë ai mposhti austriakun Samuel Gassner. Tutje […] The post Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale appeared first on Albinfo.

Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale

Xhudisti Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike. Tani ai do të luftojë në repesazh për të siguruar medaljen e bronztë, përcjell albinfo.ch.

Gjakova, i cili garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, mposhti në raundin e parë kundërshtarin nga Brazili, Daniel Cargnin. Në raundin e dytë ai mposhti austriakun Samuel Gassner.

Tutje ai e kishte përballë italianin Manuel Lombardo, ku koha e rregullt u mbyll pa fitues dhe pas tri gabimeve të italianit, Akil Gjakova kaloi tutje për në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale ai u përball me xhudistin nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov, nga i cili u mposht.

 

The post Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale appeared first on Albinfo.