Aktorja turke, e dashur për publikun shqiptar, tregon se është në pritje të ëmbël

Neslihan Atagül, e cila prej disa vitesh është e martuar me kolegun e saj Kadir Doğulu, ka bërë të ditur se është shtatzënë. Çifti janë njohur në xhirimet e “Fatih Harbiye” dhe nisën një lidhje dashurie, u martuan në vitin 2016 me një dasmë madhështore. Ata e mbajtën martesën e tyre larg syrit të publikut, […] The post Aktorja turke, e dashur për publikun shqiptar, tregon se është në pritje të ëmbël appeared first on InfoShqip.com.

Aktorja turke, e dashur për publikun shqiptar, tregon se është në pritje të ëmbël

Neslihan Atagül, e cila prej disa vitesh është e martuar me kolegun e saj Kadir Doğulu, ka bërë të ditur se është shtatzënë.

Çifti janë njohur në xhirimet e “Fatih Harbiye” dhe nisën një lidhje dashurie, u martuan në vitin 2016 me një dasmë madhështore.

Ata e mbajtën martesën e tyre larg syrit të publikut, ndërsa tashmë bënë të ditur lajmin e vogëlushit të tyre.

Aktorja bukuroshe, e cila prej pak kohësh është në lajme me thashethemet për shtatzëninë, ka shpërndarë një postim në llogarinë e saj në Instagram duke i mbajtur barkun dhe ka shkruar:

“Këtë lumturi donim ta mbanim private edhe për pak, kjo ishte e drejta jonë. .. Shkurtimisht, ne jemi të lumtur, të kënaqur dhe shumë mirë.”

Kadir Dogulu, i emocionuar për atësinë, nuk ka bërë asnjë deklaratë por ka shpërndarë postimin e gruas së tij në llogarinë e tij në Instagram.

The post Aktorja turke, e dashur për publikun shqiptar, tregon se është në pritje të ëmbël appeared first on InfoShqip.com.