Aliu takohet me Kryediplomatin e Malit të Zi, flasin për rrugën Deçan-Plavë, tunelin e Rozhajës dhe korridoret ajrore

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për rrugën Deçan-Plavë, studimin e fizibilitetit për ndërtimin e tunelit të Rozhajës, si dhe për hapjen e koridoreve ajrore mes dy vendeve. Ai është shprehur […]

Aliu takohet me Kryediplomatin e Malit të Zi, flasin për rrugën Deçan-Plavë, tunelin e Rozhajës dhe korridoret ajrore
aliu-takohet-me-kryediplomatin-e-malit-te-zi,-flasin-per-rrugen-decan-plave,-tunelin-e-rozhajes-dhe-korridoret-ajrore

aliu-takohet-me-kryediplomatin-e-malit-te-zi,-flasin-per-rrugen-decan-plave,-tunelin-e-rozhajes-dhe-korridoret-ajrore

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic.

Aliu ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për rrugën Deçan-Plavë, studimin e fizibilitetit për ndërtimin e tunelit të Rozhajës, si dhe për hapjen e koridoreve ajrore mes dy vendeve.

Ai është shprehur i bindur se këto projekte do të jetësohen shpeht.

“Sot zhvilluam një bisedë shumë të këndëshme me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi z. Ervin Ibrahimovic. Në kohën sa z. Ibrahimovic ka qenë Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Investimeve Kapitale në Repubikën e Malit të Zi, kemi pasur mundësinë që të arrijmë marrëveshje për rrugën Deçan – Plavë, për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e tunelit të Rozhajës, si dhe për hapjen e koridoreve ajrore mes dy vendeve. Projekte për të cilat diskutuam edhe sot, me bindjen se shumë shpejtë edhe do të jetësohen”, ka shkruar Aliu.