Ambasadori Hargreaves viziton “Comoditan”, mahnitet me fabrikën dhe numrin e grave të punësuara

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves i ka bërë një vizitë fabrikës “Comodita” në Gjakovë, kompani kjo e cila po sfidon standardet e prodhimit dhe inovacionit në Kosovë. Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, viziton Comoditan, dhe takon aksionarin e Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli Ambasadori tha se ishte i mahnitur nga fabrika e mbushur me […]

Ambasadori Hargreaves viziton “Comoditan”, mahnitet me fabrikën dhe numrin e grave të punësuara
ambasadori-hargreaves-viziton-“comoditan”,-mahnitet-me-fabriken-dhe-numrin-e-grave-te-punesuara

ambasadori-hargreaves-viziton-“comoditan”,-mahnitet-me-fabriken-dhe-numrin-e-grave-te-punesuara

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves i ka bërë një vizitë fabrikës “Comodita” në Gjakovë, kompani kjo e cila po sfidon standardet e prodhimit dhe inovacionit në Kosovë.

devolli comodita ambasadori britanik
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, viziton Comoditan, dhe takon aksionarin e Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli

Ambasadori tha se ishte i mahnitur nga fabrika e mbushur me makina moderne dhe produkte që flasin për artizanatin e kamotshëm të prodhimtarisë.

devolli comodita ambasadori britania (1)
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, viziton Comoditan, dhe takon aksionarin e Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli

Hargreaves, gjatë turit që i bëri fabrikës, u takua me aksionarin Shkëlqim Devolli me bashkëpunëtorë, ndërsa u njoftua për së afërmi edhe me linjat e prodhimit, ku çdo ndalesë tregonte përkushtimin dhe inovacionin.

devolli comodita ambasadori britania (1)
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, viziton Comoditan, dhe takon aksionarin e Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli

“Kam qenë në dyqanet e Comoditas, por këtu kisha mundësi edhe të shoh produktet por edhe mënyrën se si prodhohen”, tha ai për Klan Kosova.

I njëjti ishte i befasuar nga numri i grave të punësuara në kompani, gjë kjo e cila, sipas tij, ndodh rrallë në Kosovë.

devolli comodita ambasadori britania (4)
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, viziton Comoditan, dhe takon aksionarin e Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli

“Numri i grave të punësuara këtu ishte i habitshëm, marrë parasysh nivelin e punësimit të grave në Kosovë”, shtoi ai.

Teksa foli për kualitetin që pa tek produktet, ai tha se diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit me tregun anglez.

“Comodita Home” është industria në të cilën rreth 2 mijë qytetarë janë në marrëdhënie pune.