Ambasadori Zemaj takon ndihmëssekretarin e NATO-s, diskutojnë për Kosovën

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj ka pritur në takim ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge. Në këtë takim, temë diskutimi ishte vizita e Ruge në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. Zemaj i theksoi Ruges se Kosova është e vendosur në rrugëtimin euroatlantik. “Ritheksova se […]

Ambasadori Zemaj takon ndihmëssekretarin e NATO-s, diskutojnë për Kosovën
ambasadori-zemaj-takon-ndihmessekretarin-e-nato-s,-diskutojne-per-kosoven

ambasadori-zemaj-takon-ndihmessekretarin-e-nato-s,-diskutojne-per-kosoven

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj ka pritur në takim ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge.

Në këtë takim, temë diskutimi ishte vizita e Ruge në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

Zemaj i theksoi Ruges se Kosova është e vendosur në rrugëtimin euroatlantik.

“Ritheksova se Republika e Kosovës është e vendosur dhe e përkushtuar ne rrugëtimin e saj te integrimeve euroatlantike, si një partner kyç për paqen dhe sigurinë ne rajon, e cila është po ashtu edhe kontributdhënëse edhe ne kuadër te bashkëpunimit ndërkombëtar se bashku me aleatët dhe partnerët”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Po ashtu Zemaj i ka përcjellur vlerësimin për punën dhe kontributin e KFOR-it  si dhe rëndësinë e avancimit te bashkëpunimit me NATO-n.

“Po ashtu përcjella edhe vlerësimin tonë për punën dhe kontributin e vazhdueshëm te misioneve te NATO-s ne vendin tonë, KFOR dhe NALT-it, si dhe rëndësinë e avancimit te bashkëpunimit tonë me Aleancën dhe te proceseve integruese për Kosovën”, ka shkruar tutje Zemaj.

Më 20 gusht, Ruge takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ndërsa më 21 gusht presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në takim me Osmanin, Ruge bisedoi për çështjen e urës mbi lumin Ibër në veri.

Pas takimit, ai i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës të përmbahet nga veprimet e “njëanshme”.

Në takim me Vuçiqin bisedoi për zhvillimet e fundit në Kosovë.