Ankaraja mbështet propozimin e SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit për një armëpushim në Gaza

Turqia mbështet planin e armëpushimit në Rripin e Gazës të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari me negociatat që do të zhvillohen më 15 gusht, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme turke. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke thuhet: “Ne përshëndesim përpjekjet ndërmjetësuese të Egjiptit, Katarit dhe Shteteve të [...]Read More...

Ankaraja mbështet propozimin e SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit për një armëpushim në Gaza

Turqia mbështet planin e armëpushimit në Rripin e Gazës të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari me negociatat që do të zhvillohen më 15 gusht, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme turke.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke thuhet: “Ne përshëndesim përpjekjet ndërmjetësuese të Egjiptit, Katarit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza. Ne mbështesim zbatimin e pikave të shprehura nga liderët e këtyre vendeve në deklaratën e sotme. Plani trefazor i përcaktuar në Rezolutën 2735 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ofron një bazë të shëndoshë për paqen. Izraeli duhet t’i përgjigjet qasjes konstruktive të palestinezëve për një armëpushim. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ushtrojë presionin e nevojshëm ndaj qeverisë Netanyahu”.

Qeveritë e Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së i kanë bërë thirrje Izraelit dhe Hamasit që të kthehen në bisedimet urgjente më 15 gusht në Doha ose Kajro për të kapërcyer dallimet e mbetura në marrëveshjen e propozuar të armëpushimit të Gazës dhe për ta zbatuar atë pa vonesë./abcnews.al