Ariu plagos rëndë një vajzë trevjeçare në tendën e kampit

Një ari i zi sulmoi dhe plagosi rëndë një vajzë tre vjeçare ndërsa ajo ishte në një tendë në një kamp privat në Monatana. Vajza u sulmua më 11 gusht rreth orës 22:00 në një kamp në jug të Red Lodge dhe u dërgua në një spital në qytetin e Billings, thanë zyrtarët lokalë të [...]Read More...

Ariu plagos rëndë një vajzë trevjeçare në tendën e kampit

Një ari i zi sulmoi dhe plagosi rëndë një vajzë tre vjeçare ndërsa ajo ishte në një tendë në një kamp privat në Monatana.

Vajza u sulmua më 11 gusht rreth orës 22:00 në një kamp në jug të Red Lodge dhe u dërgua në një spital në qytetin e Billings, thanë zyrtarët lokalë të menaxhimit të kafshëve të egra.

Zyrtarët shtuan se nuk kanë informacion për gjendjen e saj.

Ndërsa, zona e kampit u evakuua pas sulmit dhe rreth zonës u vendosën elemente “kurthi” për arinjtë.

Sipas rojeve, rreth kampit kishte materiale që tërheqin arinjtë, të cilët zakonisht janë ushqime dhe mbeturina.

Agjencia e Menaxhimit të Kafshëve të Egra rekomandon që ushqimi, mbeturinat dhe çdo gjë që përhap aromë të mbahen larg tendave dhe të vendosen në kontejnerë ose automjete të mbrojtura nga ariu./abcnews.al