Arrestimi i kosovarit në Turqi për lidhje me Mossadin, deklarohet Haxhiu

Gjatë mëngjesit të sotëm, është raportuar se kosovari Liridon Rexhepi është arrestuar nga policia turke, të cilin Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke e ka identifikuar si kreun e rrjetit financiar të agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad në Turqi, njofton Klankosova.tv. Lidhur me këtë çështje, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se po merret drejtori […]

Arrestimi i kosovarit në Turqi për lidhje me Mossadin, deklarohet Haxhiu
arrestimi-i-kosovarit-ne-turqi-per-lidhje-me-mossadin,-deklarohet-haxhiu

arrestimi-i-kosovarit-ne-turqi-per-lidhje-me-mossadin,-deklarohet-haxhiu

Gjatë mëngjesit të sotëm, është raportuar se kosovari Liridon Rexhepi është arrestuar nga policia turke, të cilin Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke e ka identifikuar si kreun e rrjetit financiar të agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad në Turqi, njofton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë çështje, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se po merret drejtori i departamentit.

“Ministria e Drejtësisë ka një bashkëpunim juridik shumë të mirë me Turqinë. Ne trajtojmë kërkesa që janë në përputhje me vendimet e gjykatave. Në këtë drejtim, na kanë dërguar pyetje me shkrim për rastin në fjalë dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit, kam kërkuar nga drejtori i departamentit që të më njoftojë vetëm për çështjet me të cilat mund të njoftohet edhe opinioni publik”, tha ajo në një konferencë për media, raporton Klankosova.tv.

Haxhiu tha se pas përfundimit të konferencës e cila ishte në lidhje me zhvillimet e fundit lidhur me ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, do të japë një përgjigje me shkrim lidhur me arrestimin e kosovarit.