Arrestohen një burrë e një grua për disa vjedhje të rënda në Ferizaj

Pas një punë intensive hetimore , shikimit të kamerave të sigurisë dhe grumbullimit të informacioneve në terren, Policia e Kosovës njofton se me datën 05.08.2024 rreth orës 22:00, hetuesit policorë të stacionit në Ferizaj kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje në këtë qytet. Të dyshuarit : A.M. i moshës 40-vjeçar dhe A.Q. […]

Arrestohen një burrë e një grua për disa vjedhje të rënda në Ferizaj
arrestohen-nje-burre-e-nje-grua-per-disa-vjedhje-te-renda-ne-ferizaj

arrestohen-nje-burre-e-nje-grua-per-disa-vjedhje-te-renda-ne-ferizaj

Pas një punë intensive hetimore , shikimit të kamerave të sigurisë dhe grumbullimit të informacioneve në terren, Policia e Kosovës njofton se me datën 05.08.2024 rreth orës 22:00, hetuesit policorë të stacionit në Ferizaj kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje në këtë qytet.

Të dyshuarit : A.M. i moshës 40-vjeçar dhe A.Q. e moshës 24-vjeçare dyshohet se gjatë periudhës korrik-gusht të vitit 2024 kanë vjedhur para të gatshme në disa lokale të qytetit të Ferizajt:

  • Me datën 31.07.2024 në një lokal në rrugën ‘’Drtion Islami’’ në Ferizaj dyshohet se kanë vjedhur 1050 euro.
  • Me datën 02.08.2024 në një lokal në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në Ferizaj, dyshohet se kanë vjedhur para të gatshme 150 euro.
  • Me datën 02.08.2024, në rrugën ‘’Vëllezrit Gërvalla’’ në Ferizaj , dyshohet se kanë vjedhur para të gatshme 60 euro, pije të ndryshme dhe cigare.
  • Me datën 03.08.2024, në një lokal në rrugën ‘’Cen Dugolli’’ në Ferizaj, dyshohet se kishin vjedhur para të gatshme 100 euro.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se hetuesit policorë janë duke i përpunuar të dhënat tjera, ngaqë dyshohen edhe për vjedhje tjera në periudha të ndryshme.

Pasi janë intervistuar nga hetuesit policorë, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.