Arrestohet në SHBA lideri i një bande peruane

Lideri i bandës peruane Gianfranco Torres-Navarro i shpallur në kërkim është arrestuar në SHBA. Torres-Navarro, 38 vjeç, u arrestua në shtetin e Nju Jorkut pasi hyri ilegalisht në vend në kufirin Teksas-Meksikë, tha në deklaratë gjencia e emigracionit dhe doganave (ICE). Ai besohet të jetë lideri i bandës Los Killers dhe është në listën e [...]Read More...

Arrestohet në SHBA lideri i një bande peruane

Lideri i bandës peruane Gianfranco Torres-Navarro i shpallur në kërkim është arrestuar në SHBA. Torres-Navarro, 38 vjeç, u arrestua në shtetin e Nju Jorkut pasi hyri ilegalisht në vend në kufirin Teksas-Meksikë, tha në deklaratë gjencia e emigracionit dhe doganave (ICE).

Ai besohet të jetë lideri i bandës Los Killers dhe është në listën e të kërkuarve të Perusë.Ai tani po mbahet në një strukturë federale paraburgimi në pritje të procedurave të imigracionit, tha ICE.

Në një deklaratë dërguar BBC-së, ICE tha se Torres-Navarro u arrestua për herë të parë më 16 maj pasi hyri ilegalisht në SHBA dhe iu dha një njoftim për t’u paraqitur për procedurat e imigracionit.

Rreth dy muaj më vonë, autoritetet u njoftuan se ai në fakt ishte në kërkim në Peru, gjë që çoi në arrestimin e tij.

“Gianfranco Torres-Navarro përbën një kërcënim të rëndësishëm për komunitetet tona,” tha zyrtari i lartë shtetëror i imigracionit Thomas Brophy.

Torres-Navarro raportohet të ketë ikur nga Peruja pasi dyshohet se vrau një oficer policie. i njihet gjerësisht në Peru si Gianfranco 23, një referencë e dukshme për numrin e viktimave të tij të supozuara./abcnews.al