Arrestohet një person lidhur me sulmin me thikë në Gjermani

Të paktën tre persona u vranë dhe katër u plagosën rëndë, njoftoi policia gjermane pas një sulmi në një festival në qytetin perëndimor të Solingenit. Policia gjermane ka konfirmuar tash se ka arrestuar një person në lidhje me sulmin, shkruan bbc. Arrestimi është bërë “në kuadër të kërkimit”, sipas policisë në Dusseldorf dhe po verifikohet […] The post Arrestohet një person lidhur me sulmin me thikë në Gjermani appeared first on Albinfo.

Arrestohet një person lidhur me sulmin me thikë në Gjermani

Të paktën tre persona u vranë dhe katër u plagosën rëndë, njoftoi policia gjermane pas një sulmi në një festival në qytetin perëndimor të Solingenit.

Policia gjermane ka konfirmuar tash se ka arrestuar një person në lidhje me sulmin, shkruan bbc.

Arrestimi është bërë “në kuadër të kërkimit”, sipas policisë në Dusseldorf dhe po verifikohet nëse ka lidhje me ngjarjen.

“Njëkohësisht po kryhen një sërë masash policore, duke përfshirë kontrolle në lokacione të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata thonë gjithashtu se kërkimi për autorët e tjerë të mundshëm dhe një hetim mbi motivin e sulmit janë duke vazhduar.

Ndryshe, sulmet me thikë dhe të shtënat fatale janë relativisht të rralla në Gjermani.

Megjithatë, ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, tha se qeveria planifikon të shtrëngojë rregullat mbi të cilat thikat mund të barten në publik, duke marrë parasysh uljen e gjatësisë maksimale të thikave.

 

The post Arrestohet një person lidhur me sulmin me thikë në Gjermani appeared first on Albinfo.