Arrestohet një person pas të shtënave me armë zjarri në një dasmë

Policia ka arrestuar një person në Ferizaj pas marrjes së një informate për të shtëna me armë zjarri në një sallë dasmash. Njësiti policor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku brenda dhe jashtë sallës janë gjetur 16 gëzhoja. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një armë e kalibrit 9mm. Me […]

Arrestohet një person pas të shtënave me armë zjarri në një dasmë
arrestohet-nje-person-pas-te-shtenave-me-arme-zjarri-ne-nje-dasme

arrestohet-nje-person-pas-te-shtenave-me-arme-zjarri-ne-nje-dasme

Policia ka arrestuar një person në Ferizaj pas marrjes së një informate për të shtëna me armë zjarri në një sallë dasmash. Njësiti policor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku brenda dhe jashtë sallës janë gjetur 16 gëzhoja.

I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një armë e kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është nën hetime.

“Pas marrjes se një informate për të shtëna me armë zjarri në një sallë dasmash, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku brenda dhe jashtë sallës janë gjetur 16 gëzhoja. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ku nga i njëjti është konfiskuar një armë e kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia.