Ata që nuk paguajnë borxhet e mbeturinave deri të premten, do të dërgohen te Përmbaruesi Privat

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” i ka bërë thirrje borxhlinjëve se afati i fundit për pagesa të faturave është deri të premten, më 6 shtator. Në njoftim thuhet se nëse klientët nuk kryejnë obligimet, atëherë do të dërgohen tek Përmabruesi Privat. Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” SH.A, pas njoftimeve të vazhdueshme ne media, rrjete sociale […]

Ata që nuk paguajnë borxhet e mbeturinave deri të premten, do të dërgohen te Përmbaruesi Privat
ata-qe-nuk-paguajne-borxhet-e-mbeturinave-deri-te-premten,-do-te-dergohen-te-permbaruesi-privat

ata-qe-nuk-paguajne-borxhet-e-mbeturinave-deri-te-premten,-do-te-dergohen-te-permbaruesi-privat

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” i ka bërë thirrje borxhlinjëve se afati i fundit për pagesa të faturave është deri të premten, më 6 shtator.

Në njoftim thuhet se nëse klientët nuk kryejnë obligimet, atëherë do të dërgohen tek Përmabruesi Privat.

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” SH.A, pas njoftimeve të vazhdueshme ne media, rrjete sociale si dhe njoftimeve përmes vërejtjeve për pagesë të mbeturinave, njofton që do të bëjë procedimin e borxheve në procedurën përmbarimore tek Përmbaruesve Privat

Procedimi i borxheve do të bëhët për klientët e amvisërisë, bizneseve dhe institucioneve pëefshirë edhe institucionet publike të cilatt kanë borxhe për faturat e mbeturinave.

Afati kohor i përmbushjes së obligimeve të klientëve për pagesë të fatures së mbeturinave është deri me dt. 06 Shtator 2024 ora 16:00.

Po ashtu, njoftojmë gjithë klientët që Kompania “Pastrimi”, ofron mundësinë e marrëveshjes për riprogramim të borxheve me këste deri 12 muaj.

Ju bëjmë thirrje gjithë klientëve të Kompanisë “Pastrimi”, SH.A që të përmbushin obligimet e tyre që kanë ndaj kompanisë sonë sepse në rast të mospagesës së obligimeve (borxheve), ju njoftojmë që borxhet e pa paguara pas datës 06 Shtator 2024 do të procedohen tek Përmbaruesit Privat.