Atentat ndaj Donald Trump/ Shtëpia e Bardhë: Biden u informua

Shtëpia e Bardhë njofton se presidenti Joe Biden u informua për atë që i ndodhi Trumpit në Pensilvani me një “brifing fillestar”. Ish-presidenti Donald Trump është i sigurt pas një incidenti në tubimin e tij, sipas Anthony Guglielmi, shefi i komunikimit i Shërbimit Sekret të SHBA-së. “Një incident ndodhi mbrëmjen e 13 korrikut në një [...]Read More...

Atentat ndaj Donald Trump/ Shtëpia e Bardhë: Biden u informua

Shtëpia e Bardhë njofton se presidenti Joe Biden u informua për atë që i ndodhi Trumpit në Pensilvani me një “brifing fillestar”.

Ish-presidenti Donald Trump është i sigurt pas një incidenti në tubimin e tij, sipas Anthony Guglielmi, shefi i komunikimit i Shërbimit Sekret të SHBA-së.

“Një incident ndodhi mbrëmjen e 13 korrikut në një tubim të Trumpit në Pensilvani. Shërbimi Sekret ka zbatuar masat mbrojtëse dhe ish-presidenti është i sigurt.

Ky është tani një hetim aktiv i Shërbimit Sekret dhe informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme, “tha Guglielmi në një deklaratë.