Atentati ndaj ish-presidentit, reagon Ivanka Trump: Faleminderit për dashurinë dhe lutjet tuaja

Vajza e ish-presidentit Trump, Ivanka ka reaguar përmes një deklaratë në ‘X’, duke falënderuar forcat e rendit për reagimin e tyre të shpejtë. “Faleminderit për dashurinë dhe lutjet tuaja për babanë tim dhe për viktimat e tjera të dhunës së pakuptimtë në Butler, Pensilvani. I jam mirënjohës Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë [...]Read More...

Atentati ndaj ish-presidentit, reagon Ivanka Trump: Faleminderit për dashurinë dhe lutjet tuaja

Vajza e ish-presidentit Trump, Ivanka ka reaguar përmes një deklaratë në ‘X’, duke falënderuar forcat e rendit për reagimin e tyre të shpejtë.

“Faleminderit për dashurinë dhe lutjet tuaja për babanë tim dhe për viktimat e tjera të dhunës së pakuptimtë në Butler, Pensilvani.

I jam mirënjohës Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot.

Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë. Të dua babi, sot dhe gjithmonë”, ka shkruar ajo.

Në një deklaratë në Truth Social më herët, ish-presidenti tha se ai ishte qëlluar dhe goditur nga një plumb në pjesën e sipërme të veshit të tij të djathtë dhe shprehu ngushëllimet e tij për pjesëmarrësin në tubim që u vra.

/abcnews.al