Australia: Marrëveshja e mbrojtjes Rusi-Kore e Veriut, e rrezikshme për botën

Ministrja e Jashtme e Australisë tha të martën se marrëveshja e fundit e mbrojtjes midis Koresë së Veriut dhe Rusisë ishte “destabilizuese” dhe “e rrezikshme për botën”. Një gjë të tillë, siç shkruajnë mediat e huaja, ministrja e tha pasi vizitoi të martën fshatin e tensionuar kufitar që ndahet nga Koreja e Veriut dhe ajo [...]Read More...

Australia: Marrëveshja e mbrojtjes Rusi-Kore e Veriut, e rrezikshme për botën

Ministrja e Jashtme e Australisë tha të martën se marrëveshja e fundit e mbrojtjes midis Koresë së Veriut dhe Rusisë ishte “destabilizuese” dhe “e rrezikshme për botën”.

Një gjë të tillë, siç shkruajnë mediat e huaja, ministrja e tha pasi vizitoi të martën fshatin e tensionuar kufitar që ndahet nga Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut.

Në qershor, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe presidenti rus Vladimir Putin nënshkruan një pakt që përcakton ndihmën e ndërsjellë ushtarake nëse ndonjë vend sulmohet, duke thelluar shqetësimet për zgjerimin e lidhjeve midis vendeve.

SHBA dhe partnerët e saj kanë akuzuar me vendosmëri Korenë e Veriut për furnizimin e Rusisë me armë konvencionale shumë të nevojshme për luftën e saj në Ukrainë në këmbim të ndihmës ushtarake dhe ekonomike.