Australia vendos sanksione kundër kolonëve izraelitë në territoret e pushtuara palestineze

Australia miratoi sanksione kundër kolonëve izraelitë të akuzuar për kryerjen e “sulmeve brutale” kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, pas Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Kanadasë. Ministrja e Jashtme Australiane Penny Ëong njoftoi sanksione kundër shtatë personave dhe organizatës Hilltop Youth që po ndërton vendbanime pa lejen zyrtare të Izraelit. “Individët që janë sanksionuar [...]Read More...

Australia vendos sanksione kundër kolonëve izraelitë në territoret e pushtuara palestineze

Australia miratoi sanksione kundër kolonëve izraelitë të akuzuar për kryerjen e “sulmeve brutale” kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, pas Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Kanadasë.

Ministrja e Jashtme Australiane Penny Ëong njoftoi sanksione kundër shtatë personave dhe organizatës Hilltop Youth që po ndërton vendbanime pa lejen zyrtare të Izraelit.

“Individët që janë sanksionuar sot janë përfshirë në sulme të dhunshme kundër palestinezëve,” tha Ëong.

Zgjerimi i vendbanimeve hebraike u rrit veçanërisht pas kthimit në pushtet, në fund të vitit 2022, të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Niveli i dhunës në Bregun Perëndimor, i cili tashmë ishte rritur përpara se lufta Izrael-Hamas të shpërthente në Rripin e Gazës më 7 tetor, pas një sulmi të paprecedentë nga lëvizja islamike palestineze Hamas në tokën izraelite, është rritur në mënyrë të vazhdueshme që atëherë.

Të paktën 589 palestinezë, sipas autoriteteve palestineze, janë vrarë nga ushtarët ose kolonët izraelitë që nga 7 tetori në Bregun Perëndimor, një zonë e pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967.

Gjatë të njëjtës periudhë, të paktën 17 izraelitë, përfshirë ushtarë, u vranë në sulmet e kryera në zonë nga palestinezët, sipas shifrave zyrtare izraelite.

/abcnews.al