Bajroviq për kri’me lufte në Kosovë dënohet me 12 vjet burg

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Ekrem Bajroviqin, i akuzuar për krime të luftës në Kosovë ndaj popullsisë shqiptare, duke i shqiptuar një dënim në kohëzgjatje 12 vjet burg. Atij do t’i llogaritet edhe koha e paraburgimit. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të ngritur më 15 shtator 2023, Ekrem […]

Bajroviq për kri’me lufte në Kosovë dënohet me 12 vjet burg
bajroviq-per-kri’me-lufte-ne-kosove-denohet-me-12-vjet-burg

bajroviq-per-kri’me-lufte-ne-kosove-denohet-me-12-vjet-burg

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Ekrem Bajroviqin, i akuzuar për krime të luftës në Kosovë ndaj popullsisë shqiptare, duke i shqiptuar një dënim në kohëzgjatje 12 vjet burg. Atij do t’i llogaritet edhe koha e paraburgimit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të ngritur më 15 shtator 2023, Ekrem Bajroviq akuzohet se gjatë viteve 1998-1999 ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile në komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.

Në fund, gjykatësi tha se palët e pakënaqura ndaj këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit afat prej 30 ditësh pas pranimit së të tij.

Bajroviq akuzohet se si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë në vrasje, bastisje, rrahje, maltretim, arrestim, torturë dhe depërtimit të popullsisë civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë.