Barcelona njofton “luftë” në Airbnb, synon eliminimin e apartamenteve turistike deri në vitin 2028

Spanja po gjen mënyra inovative për të reduktuar numrin e apartamenteve turistike, madje në disa vende edhe për t’i ndaluar ato fare. Në qytetet spanjolle që vuajnë nga turizmi i tepërt, rregulla po futen ngadalë për të ndihmuar në rregullimin e numrit të turistëve, duke përfshirë kufizimet në marrjen me qira të apartamenteve. Pavarësisht kësaj, [...]Read More...

Barcelona njofton “luftë” në Airbnb, synon eliminimin e apartamenteve turistike deri në vitin 2028

Spanja po gjen mënyra inovative për të reduktuar numrin e apartamenteve turistike, madje në disa vende edhe për t’i ndaluar ato fare. Në qytetet spanjolle që vuajnë nga turizmi i tepërt, rregulla po futen ngadalë për të ndihmuar në rregullimin e numrit të turistëve, duke përfshirë kufizimet në marrjen me qira të apartamenteve.

Pavarësisht kësaj, statistikat e qeverisë spanjolle tregojnë se numri i apartamenteve turistike është rritur me nëntë për qind vitin e kaluar, me më shumë se 340,000 të regjistruar. Kjo do të thotë se në disa qytete ka një apartament turistik për çdo 1.5 kilometra katrorë dhe për çdo 139 banorë.

Por bllokimi turistik është vetëm një pjesë e problemit. Ana tjetër është kriza e rëndë e banesave në Spanjë, që do të thotë se gjithnjë e më pak njerëz mund të përballojnë rritjen e qirave dhe çmimeve të blerjes së pronave. Shumë, veçanërisht të rinjtë, nuk mund të blejnë apo edhe të marrin me qira banesa, ndaj detyrohen të jetojnë me prindërit deri në fund të të 30-ave.
Shumëzimi i numrit të apartamenteve për nevojat e Airbnb kontribuon në këtë duke rritur çmimet e tregut, por edhe duke reduktuar disponueshmërinë e pasurive të paluajtshme për popullsinë vendase.

Vetëm pak javë më parë, Barcelona njoftoi hapin e saj më drastik deri më tani – synimin për të eliminuar plotësisht qiratë afatshkurtra të akomodimeve private deri në vitin 2028. Kjo u prit me reagime të ndryshme, si nga katalanasit vendas, ashtu edhe nga numri i madh i banorëve të qytet që nuk kanë lindur në të, dhe i cili është rreth 25 për qind./abcnews.al