Barnat ilegale serbe të pranishme në tregun farmaceutik në Kosovë

Barnat ilegale serbe vazhdojnë të jenë pjesë e tregut farmaceutik të Kosovës. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Inspektorati Farmaceutik i Kosovës ka ndëshkuar nëntë farmaci për shkelje të ligjit, pasi janë gjetur produkte me origjinë serbe në to. Në vitin 2023, ky inspektorat kishte evidentuar 69 raste të tilla. Përveç kësaj, Dogana e […] The post Barnat ilegale serbe të pranishme në tregun farmaceutik në Kosovë appeared first on Albinfo.

Barnat ilegale serbe të pranishme në tregun farmaceutik në Kosovë

Barnat ilegale serbe vazhdojnë të jenë pjesë e tregut farmaceutik të Kosovës. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Inspektorati Farmaceutik i Kosovës ka ndëshkuar nëntë farmaci për shkelje të ligjit, pasi janë gjetur produkte me origjinë serbe në to. Në vitin 2023, ky inspektorat kishte evidentuar 69 raste të tilla.

Përveç kësaj, Dogana e Kosovës ka konfiskuar medikamente me origjinë serbe në vlerë mbi 116 mijë euro nga janari deri në qershor. Se barnat ilegale me origjinë serbe janë të pranishme në tregun farmaceutik kosovar e pohojnë edhe nga Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Sipas zëvendëskryetarit të Odës së Farmacistëve të Kosovës, Astrit Haxhijaha mos implementimi i ligjit për çmimin e barnave dhe udhëzimi administrativ pa paralele, janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në praninë e këtyre barnave nëpër farmaci.

“Ka, një numër i konsiderueshëm i barnave ilegale që është në tregun farmaceutik. Mirëpo, e gjithë kjo vjen si pasojë e disa faktorëve. Faktori i parë është që ende nuk është futur në fuqi ligji për çmimin e barnave, sepse në momentin që futet ky ligj, atëherë në mënyrë automatike do të stabilizohet tregu sikur në Kosovë por edhe në shtetet e tjera…Pastaj është edhe udhëzimi administrativ pa paralele. Ky udhëzim pa paralele që është bërë në mënyrë shumë të shpejtë nga Ministria e Shëndetësisë e ka dëmtuar goxha shumë pjesën e tregut, për shkak se i kufizon shumë distributor apo qarkullues me shumicë që të veprojnë për shkak se e kanë numrin e kufizuar se brenda një viti sa bari duhet të sillet”, tha Astrit Haxhijaha, Oda e Farmacistëve të Kosovës.

The post Barnat ilegale serbe të pranishme në tregun farmaceutik në Kosovë appeared first on Albinfo.