Bashkimi Evropian paralajmëron masa të reja ndaj Kosovës

Zhvillimet në veri, Stano thotë se BE-ja mund të vendos masa të reja ndaj Kosovës The post Bashkimi Evropian paralajmëron masa të reja ndaj Kosovës appeared first on Albinfo.

Bashkimi Evropian paralajmëron masa të reja ndaj Kosovës

Masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës mund shtohen nëse Qeveria vazhdon me vendime që bashkësia ndërkombëtare po i konsideron si të njëanshme e të pakoordinuara.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka përmendur masat kundër Kosovës si përgjigje të BE-së ndaj këtyre vendimeve – mbyllja e nëntë zyrave të Postës së Serbisë në Kosovë dhe hapja e Urës së Ibrit.

“Masat ende janë në fuqi sepse shetet anëtare ende nuk kanë vendosur të vepojnë ose procedojnë bazuar në raportin e Përfaqësuesit të Lartë, të dorëzuar javë më parë. Ato nuk u hoqën sepse nëse ju kujtohet masat u vendosën në qershorin e vitit të kaluar ndaj adminstratës në Prishtinë për shkak se shumëçka po ndodhte që çonte drejt përshkallzimit. Në vend të hapave që çojnë drejt shtendosjes më shumë hapa që çuan drejt përshkallëzimit janë ndërmarrë nga këta njerëz. Masat janë ende aty dhe ne e kemi thënë atëbotë se masat janë progresive: mund të zgjaten ose të hiqen varësisht nga zhvillimi i situatës. Pra, çfarë do të bëjmë? Kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen”, ka thënë Stano në konferencën e së enjtes.

Stano ka deklaruar se shpreson që Qeveria e Kosovës ta marrë mesazhin dhe ta ndalojë BE-në nga marrja në konsideratë e shtimit të masave.

“Kemi publikuar deklaratat tona me qëndrimin për çështjet e konrolleve në zyrat e postës së Serbisë dhe rreth përpjekjeve që në mënyrë të njëanshme të hapet ura mbi Ibër dhe në ditët e fundit e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë homologëve tanë në Kosovë, në shumë nivele, në shumë mënyra dhe përmes shumë partnerëve. Nuk është vetëm BE-ja, të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë administratës në Prishtinë që të mos angazhohet në këtë varg hapash kundërprokuktiv, negativ dhe të njëanshëm e të pakoordinuar. Shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalojnë të marrim në konsideratë se çfarë masa do të konsiderojmë të marrim nëse situata nuk ndryshon”, ka thënë Stano.

The post Bashkimi Evropian paralajmëron masa të reja ndaj Kosovës appeared first on Albinfo.