BDI në Gostivar kritikon për borxhet komunën, përgjigjen nga dega e ASH!

BDI në Gostivar kritikon për borxhet komunën, përgjigjen nga dega e ASH. Ju drejtohemi përmes kësaj konference për media për tëshprehur shqetësimet tona si Bashkim Demokratik për Integrim në Gostivar, për The post BDI në Gostivar kritikon për borxhet komunën, përgjigjen nga dega e ASH! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

BDI në Gostivar kritikon për borxhet komunën, përgjigjen nga dega e ASH!

BDI në Gostivar kritikon për borxhet komunën, përgjigjen nga dega e ASH. Ju drejtohemi përmes kësaj konference për media për tëshprehur shqetësimet tona si Bashkim Demokratik për Integrim në Gostivar, për keqmenaxhimin e parasë publike nga ana a drejtutesve të Pushtetit Lokal në Gostivar, në këtërast, keqmenaxhimin në financimin e shkollave dhe çerdheve publike”, tha Gajur Sejdini, këshilltar komunal – BDI.

“Jemi mësuar të dëgjojmë për çdo ditë shuma marramendëse tëborxheve të komunës së Gostivarit. Këto ditë, reagruam për borxhet e akumuluara të komunës së Gostivarit ndaj çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme. Ne prezantuam të dhëna që ky borxh kam vlerën mbi 1.3 milion euro. Të gjendur para fakteve, drejtuesit e komunës sëGostivarit e konfirmuan borxhin dhe tentuan që me arsyetime banale të justifikojnë veprimin e tyre që çuan çerdhet, shkollatfillore dhe të mesme publike drejt kolapsit financiar”, tha Sejdini.

Sipas tij, duke tentuar të kamuflojnë keqmenaxhimin e tyre me shkollat dhe çerdhet, u arsyetuan që borxhi qenka krijuar si pasojë e krizës në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, një arsyetim sa qesharak aq edhe i neveritshëm, pasi tentojnë të mashtrojnëqytetarët me arsyetime të pajustifikueshme për aferat e tyre financiare. 

“Nëse për borxhet në shkolla dhe çerdheve fajin na paska lufta në Ukrainë, kush e paska fajin për borxhet e tjera të Komunës së Gostivarit.  Janë mbi 10 milion euro borxhe që rëndojnëmbi komunën e Gostivarit. Se për çdo ditë komuna po zhytetet në borxhe, kjo do të dëshmohet edhe në kuartalin e III-të dhe të IV-të të buxhetit të komunës. Të zhytyra në borxhe janë të gjitha institucionet e themeluara nga komuna e Gostivarit. Ato pak shërbime që ngelën të pa u privatizuara, ndodhen në kolaps financiar. Ishte vet drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunalec që këto ditë njoftoi që borxhii përgjithshëm i ndërmarrjes është 222.789.109 denarë apo mbi 3 milion e 600 mijë euro”, tha Sejdini.

Këto janë borxhe që ato vet i prezantojnë, shtoi ai, por sa në të vërtetëështë borxhi i komunës dhe ndërmarrjeve publike, mbeten shumë dyshime në opinion. 

“Nga Gostivari i pari në Gostivari Kampion në borxhe. Borxhi i komunës është shumë më i madh, për këtë do të binden të gjithë”, tha Sejdini.

Sipas tij, e vërteta një ditë do të dijet. Populli ua tregoi vendin nëzgjedhjet e fundit Presidenciale e Parlamentare.

”Përgjegjësi do të ketë dhe çdokush do të mbajë llogari.  Kjo klikë që aktualisht qeveris me komunën e Gostivarit nuk mendon për asgjë tjetër, vetëm se si të keqpërdoret paraja publike për qëllime kriminale. Ashtu i mësoi Arben Taravari i cili dezertoi dhe tradhëtoi besimin e popullit, vetëm e vetëm për të shkuar te një arkë ende më të madhe se arka e zbarazur e komunës së Gostivarit”, tha Sejdini.

Reaguan nga dega e ASH. Nga atje thanë se  Komunat e udhëhequra nga VLEN, përfshirë edhe Komunën e Gostivarit, ishin për një kohë të gjatë nën presionin e vazhdueshëm të ish-pushtetit qendrorë të udhëhequr nga BDI. Kjo nuk ishte gjë tjetër përveç një përpjekje e organizuar për të krijuar perceptim të rremë, sikur këto komuna nuk po funksiononin si duhet. Por tani, situata ka ndryshuar rrënjësisht në dëm të BDI-së, e cila tani ndodhet në opozitë, ndërsa në favor të qytetarëve.

“Komuna e Gostivarit ka qenë gjithmonë pararojë e ndryshimeve, duke marrë vendime të guximshme dhe duke përballuar sfida të mëdha. Këto ndryshime kanë ardhur përmes përpjekjeve të jashtëzakonshme dhe sakrificave të shumta. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të përmendet figura e Valdet Xhaferit, si një nga kuadrot e BDI-së. Gostivarasit, banorët e Laskarcës dhe e gjithë shoqëria, vazhdojnë të bëjnë pyetjen e madhe: a ka luajtur Valdet Xhaferi, si ish-drejtor i Byrosë për ekspertizë gjyqësore, një rol të fshehur në vonesën e trajtimit të rastit tragjik të Laskarcës? A ishte kjo një përpjekje për të lehtësuar situatën për të akuzuarit? Kjo është një çështje që nuk mund të heshtet dhe që meriton një përgjigje të drejtë dhe të hapur”, thonë nga dega e ASH.

“Në kuadër të thirrjes publike prej 100 milionë euro deri në vitin 2024, të shpallur nga Qeveria përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, Komuna e Gostivarit po përgatit një sërë projektesh të rëndësishme që synojnë të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Këto projekte do të sjellin investime të reja, përmirësime infrastrukturore dhe shërbime publike më efikase për të gjithë. Sidoqoftë, Komuna e Gostivarit përballet aktualisht me një borxh prej 556.839.788 denarë, ndërkohë që qytetarët dhe bizneset i detyrohen komunës 289.549.396 denarë. Pavarësisht këtyre sfidave financiare, komuna ka treguar një mirëkuptim të madh gjatë pandemisë dhe krizës energjetike, duke mbështetur borxhlinjtë e saj. Për t’u përballur me këto vështirësi, po punohet për rritjen e bazës tatimore përmes rivlerësimit të pronave, si dhe është planifikuar aplikimi për obligacione përmes Ministrisë së Financave. Për më tepër, Ministria e Arsimit do të shlyejë borxhet e saj, ndërsa në bashkëpunim me UNDP po krijohet një sistem inovativ online për pagesën e taksave”, përfundon kumtesa e ASH.

The post BDI në Gostivar kritikon për borxhet komunën, përgjigjen nga dega e ASH! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .