BE-ja do të hetojë se nëse Qeveria e RMV-së ka vendosur revizore kryesore përkatëse për fondet evropiane, nuk dihet se nëse e sapëemëruara Afrona Vërzivolli ka licencë për revizor

Revizorja kryesore e cila do ta kontrollojë shpenzimin e të hollave evropiane në Maqedoni, me vendim të Qeverisë nga 30 korriku, është Afrona Vërzivolli, për të cilën nuk morëm konfirmim se nëse ka licencë për revizor, e lëre më që nëse i përmbush kushtet e rrepta për këtë funksion të caktuara nga Bashkimi Evropian (BE). […]

BE-ja do të hetojë se nëse Qeveria e RMV-së ka vendosur revizore kryesore përkatëse për fondet evropiane, nuk dihet se nëse e sapëemëruara Afrona Vërzivolli ka licencë për revizor
Ambasadori i BE-së, David Gir, foto:Portalb.mk

Revizorja kryesore e cila do ta kontrollojë shpenzimin e të hollave evropiane në Maqedoni, me vendim të Qeverisë nga 30 korriku, është Afrona Vërzivolli, për të cilën nuk morëm konfirmim se nëse ka licencë për revizor, e lëre më që nëse i përmbush kushtet e rrepta për këtë funksion të caktuara nga Bashkimi Evropian (BE). Vërzivolli është ekonomiste e diplomuar, paraprakisht ka punuar në bankë. Është zgjedhur me propozim të Koalicionit “Vlen”, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.mk

Biografia e saj rreptësisht mbahet e fshehtë. Por, e kërkuam në funksionin e ri në Trupin revizor për revizion të instrumentit për ndihmë inkuadruese. E punësuara nuk na u prezantua, tha se dokukemntet e saj ende nuk kanë mbërritur atje, përmendi se pyetjen duhet ta adresojmë deri te Qeveria e cila e ka emëruar, nuk u prezantua dhe ka kërkoi numrin e telefonit që të na paraqitet.

Deri në publikim të tekstit, nuk u paraqitën nga kabineti i Vërzivollit.

U fshehën edhe nga Qeveria, pasi që edhe atje parashtruam pyetje për kompetencat e revizores kryesore.

Përgjigje morëm vetëm nga Delegacioni i BE-së në Shkup, i kryesuar nga ambasadori Dejvid Gir, për të cilin jozyrtarisht kemi dëgjuar se tashmë ka reaguar për këtë zgjidhje kadrovike. Ajo duhet të jetë para së gjithash revizor me licencë dhe të ketë kryer trajnime më të larta, që zë kujdeset të mos keqpërdoren paratë nga Bashkimi Evropian të cilat përmes fondeve të instrumentit për ndihmë parainkuadruese (IPA) hyjnë në Maqedoni.

Revizori kryesor për fondet IPA dhe i gjithë trupi revizor llogaridhënie japin para BE-së, e jo para Qeverisë e cila, emëroi kuadër joadekuat në këtë pozitë shumë të rëndësishme.

BE-ja paralajmëroi se kujdes do ta hetojë këtë emërim qeveritar të Vërzivollit e cila nuk është revizor.

“Është e rëndësishme që të gjithë emërimet në pozitat kompetente në institucionet shtetërore të realizohen me respektim të të gjithë kushteve ligjore për vendin e punës dhe profesionalizmit relevant. BE-ja me kujdes do t’i hetojë emërimet nga kjo perspektivë, posaçërisht në qoftë se ato u dedikohen shfrytëzimit të projekteve dhe aktiviteteve të financuara nga BE-ja në Maqedoninë e Veriut”, paralajmëruan nga Delegacioni i BE-së.

Nga Qeveria fillimisht na thanë që të dërgojmë pyetje, por përgjigje nuk morëm. Pyetëm se nëse do ta hetojë kompetencën e Vërzivollit, nëse Qeveria ka njohuri se ajo nuk ka pasur licencë dhe se çfarë do të ndërmarrë në këtë plan, për shkak së Delegacioni i BE-së paralajmëroi se këtë emërim do ta hetojë.

Pas parashtrimit të pyetjeve, edhe nga Qeveria nuk iu përgjigjën thirrjeve telefonike.

Ligji për revizion të instrumentit për ndihmë parainkuadruese (IPA) përmban kushte shumë të rrepta, ndërsa neni 5 saktësisht tregon se kush mund të bëhet revizor kryesor, gjegjësisht se kush e kontrollon shpenzimin e parave evropiane këtu në vend.

Fillimisht, thotë se për emërim të revizorit kryesor për IPA dhe të zëvendësit, publikohet shpallje publike në të paktën tre gazeta ditore të cilat botohen në gjithë territorin e Maqedonisë, prej të cilëve një nga gazetat që botohen në gjuhën që e flasin më së paku 20 përqind e qytetarëve të cilët flasin gjuhë zyrtare më ndryshe nga gjuha maqedonase.

(2) Revizori kryesor për IPA dhe zëvendësi duhet t’i përmbushin kushtet vijuese:

1) të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

2) të ketë kryer arsim të lartë nga sfera e shkencave ekonomike ose juridike;

3) të kenë më së paku shtatë vjet përvojë nga sfera e ekonomisë ose drejtësisë;

4) të kenë vërtetim për njohuri të përfituara nga sfera e revizionit;

5) të posedojnë një nga certifikatat e pranuara ndërkombëtare ose vërtetime për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet:

-TOEFEL  IBT më së paku 74 pikë,

-IELTS – më së paku 6 pikë,

-ILEC – (Cambridge English: Legal) – më së paku nivel B2,

-FCE (Cambridge English: First) – provimi i dhënë,

-(BULATS) – më së paku 60 pikë ose

-APTIS – më të paku niveli B2.

6) të mos ushtrojnë funksion tjetër publik ose profesion, të mos jenë anëtarë të organeve të ndonjë partie politike, anëtarë të ndonjë këshilli drejtues, këshilli mbikëqyrës ose çfarëdo lloj organi tjetër tek subjekt tjetër juridik.

7) të mos  kenë sankcion të shqiptuar kundërvajtës, gjegjësisht dënime për ndalesë për ushtrim të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.